1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE i vetëm apo me të tjerë në reformën e tregut financiar?

Në takimin e nivelit të lartë të G-20-ës në fund të kësaj jave në Toronto të Kanadasë, BE do të prezantohet si iniciator i një reforme të tregut financiar. Por hapa të vërtetë përpara, BE nuk ka bërë.

Pamje nga bursa e Frankfurtit

Pamje nga bursa e Frankfurtit

Thirrja e presidentit të Komisionit, Jose Manuel Barroso është bërë para një viti, por aktualitetin e saj ajo nuk e ka humbur:

"Tani ose kurrë! Në qoftë se ne tani, në një krizë të vërtetë nuk jemi në gjendje të reformojmë sektorin e financave ose mbikqyrjen e financave, kur mund të jemi në gjendje ta bëjmë këtë?"

Në kohën që ka kaluar që atëherë, shtetet anëtare, Komisioni dhe Parlamenti Evropian vërtet që kanë folur shumë, por kanë vendosur pak gjëra konkrete. Në mbrojtje të tyre megjithatë duhet thënë se kërkimi i kompromiseve në strukturën e komplikuar të institucioneve evropiane është gjithmonë i vështirë.

Komisari i Tregut të Brendshëm të BE, Michel Barnier

Komisari i Tregut të Brendshëm të BE, Michel Barnier

BE do kontroll më të fortë të tregut financiar

Një pjesë e madhe e iniciativave vjen nga Komisari i Tregut të Brendshëm të BE, Michel Barnier, i cili ka edhe kompetencën e mbikqyrjes së tregjeve financiare. Kredoja e tij tingëllon fillimisht e thjeshtë:

"Nuk duhen të jenë tatimpaguesit, të parët ata që duhet të tundin paratë për gabimet në menaxhim dhe ngatërresat e bankave të caktuara"

Si pasojë, në institucionet e BE po zhvillohen një sërë konsultash për të vendosur një kontroll më të fortë dhe mbikqyrje të sektorit financiar. Bëhet fjalë për shembull për rregullim të tregtisë me derivate dhe për sigurimet për mospagimet e kredive dhe për rregulla për fondet Hedge si dhe shoqëritë financiare private. Deri në fund të vitit do të hyjnë në fuqi edhe rregulla për agjenci të vlerësimit të riskut. Por në shumë raste, rezultati i saktë i procesit të negociatave është fare i paqartë. Para së gjithash britanikët, me qendrën e tyre të rëndësishme financiare botërore Londrën, kundërshtojnë shumë gjëra, të cilat do ta ngushtonin shumë në sytë e tyre sektorin financiar.

Deutschland Merkel empfängt Cameron

Kancelarja Angela Merkel pret kryeministrin britanik, David Cameron

Taksa mbi transaksionet e suksesshme po të aplikohej në të gjithë botën

Në takimin më të fundit të nivelit të lartë të BE javën e kaluar, vërtet që kancelarja Angela Merkel arriti ta bindë për taksën e transaksioneve financave edhe kryeministrin britanik, David Cameron. Por kjo u arrit vetëm me çmimin e një formulimi shumë të paqartë: "Sido që të jetë, Këshilli tha sot: ne duam të zhvillojmë dhe të studiojmë mundësinë e ngritjes së një sistemi të tillë të një takse për transaksionet financiare, pra të mbledhim informacione si mund ta bëjmë këtë, dhe ne do të angazhohemi për këtë në mënyrë të vendosur - të gjitha shtetet që janë përfaqësuar në Toronto."

Por e para, çdo vend i BE është vetë në gjendje të zhvillojë dhe bëjë kërkime, dhe së dyti, të gjithë thonë që një taksë e tillë do të kishte sukses vetëm po të aplikohej në të gjithë botën. Veç kësaj rezistenca jashtë Evropës është shumë e madhe.

Autor: Christoph Hasselbach/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 23.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O0P6
  • Data 23.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O0P6