1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE i jep Ukrainës 11 miliardë euro

mck (afpe, dpa, rtre)5 Mars 2014

Krahas ndihmave financiare për udhëheqjen e re në Kiev, Komisioni i Bashkimit Europian vendosi që të ngrijë llogaritë bankare të 18 ukrainasve. Ata janë përgjegjës për dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

https://p.dw.com/p/1BKf7
Fotografi: Reuters

Komisioni i BE-së do të ndihmojë Ukrainën që rrezikohet nga falimentimi me të paktën 11 miliardë euro për dy vitet e ardhëshme. Kjo paketë ndihme llogarit kredi dhe grante është vendosur nga Komisioni i BE këtë të mërkurë dhe do të paraqitet në samitin e posaçëm që do të zhvillohet nesër me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së për krizën në Ukrainë, bëri të ditur Presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso pas konsultimeve në Bruksel. Paratë do të sigurohen nga buxheti i përbashkët në bashkëpunim me Bankën Europiane pë Ndërtimi dhe Zhvillim dhe Bankën e Investimeve Europiane. Me këto para BE dëshiron të mbështesë udhëheqjen politikë të Ukrainës në reformat e saja dhe në formimin e një qeverie me pjesëmarrjen e të gjitha pakicave të popullsisë, shtoi ai. Barroso tha më tej se ai pret që Ukraina të nënshkruajë edhe një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që është parakusht për paketën e BE-së.

Llogari bankare të ngrira

Gjithashtu Komisioni vendosi që 18 ukrainasve t'ju ngrihen llogaritë bankare. Për BE-në, ata janë përgjegjës të dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë trazirave politike në vend. Emri i personave do të publikohen ditën e enjte (06.03), bëhet e ditur nga Brukseli. E paqartë mbetet nëse këto masa prekin po ashtu presidentin e rrëzuar Viktor Janukoviç apo anëtarët e familjes së tij. Ministrat e jashtëm të BE në takimin e zhvilluar më 20 shkurt patën rënë dakord që të vendosen sanksione kundër „njerëzve që janë të përgjegjshëm për dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut“. Ata patën reaguar me këtë vendim ndaj gati 100 viktimave që ishin shkaktuar nga trazirat e dhunshme në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

mck (afpe, dpa, rtre)