1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-Hungari: Optimizëm megjithë diferencat

Megjithë debatet mbi ligjin për mediat hungareze presidenti i Komisionit të BE Barroso e vlerësoi Hungarinë si shumë kompetente për marrjen e presidencës së BE.

Pas një bisede të shkurtër kokë më kokë mes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe kryetarit të Komisionit të BE-së Manuel Barroso të dyja palët deklaruan se duan të gjejnë një zgjidhje në lidhje me ligjin e diskutuar për mediet hungareze. Në rast se ky ligj bie në kundërshtim me ligjet e BE-së ne jemi gati që ta korrigjojmë ligjin e ri për mediat, tha Orban. Gjithësesi ai shprehu edhe një herë bindjen se ky ligj nuk e shkel lirinë e mediave. Bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje se ligji i diskutueshëm për mediat nuk duhet ta pengojë veprimtarinë e Hungarisë si presidente e radhës e BE-së.

Temë tjetër e bisedimeve ishin marrëdhëniet e Hungarisë me BE

Ungarn Pressefreiheit Demonstration

Demonstratë për lirinë e shtypit në Hungari

Kryeministri hungarez, Victor Orban theksoi: "Përpjekjet tona drejtohen para së gjithash në përmbushjen e kërkesave ekonomike. Hungaria nuk bën pjesë në eurozonë, por ne bëjmë pjesë ndër ato vende, që synojnë të anëtarësohen në këtë zonë dhe besojnë tek euroja.."

Kryetari i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, u shpreh i kënaqur: "Dua ta them hapur se autoritetet hungareze janë përgatitur në mënyrë mjaft kompetente për presidencen e radhës."

Autor: Anke van Loyen/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM