1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Romët dhe Sintët

BE: Franca ndërhyn në zënkën për romët

Shteti francez pranoi më në fund ta përshtasë ligjin e brendshëm për politikën me të huajt me të drejtën e BE-së. Qytetarët e BE-së, dhe kështu dhe shumë romë, nuk do të mund të dëbohen më aq lehtë nga BE-ja.

default

Të premten (15.10.) mbaron ultimatumi që Komisioni i BE-së i vuri Francës në fund të shtatorit. Në minutën e fundit, ministri francez për emigracionin, Eric Besson, deklaroi për kanalin e parlamentit francez "Public Sénat" se ligji kombëtar do të përshtatet tani në "ligjin evropian". Së shpejti do të merret vendimi përkatës. Pritet që parlamenti francez të votojë për ndryshimin e ligjit brenda muajit dhjetor të këtij viti.

"Lajm i mirë"

Komisionerja e BE-së për drejtësinë, Viviane Reding

Komisionerja e BE-së për drejtësinë, Viviane Reding

Komisioni i BE-së në Bruksel reagoi me gëzim. "Lajm i mirë" u shpreh e lehtësuar komisarja e BE-së për drejtësinë Viviane Reding. Ajo kish paralajmëruar më parë se do ta padiste Francën në rast se ky vend nuk do ta përshtaste ligjin për të huajt me ligjet e BE-së. Dëbimet e romëve nga Franca nuk ishin konform me rregullat e lirisë së lëvizjes brenda BE-së. Sipas këytre rregullave, çdo qytetar i BE-së, pra dhe romët, përpara se të dëbohen, duhet të kontrollohet dhe verifikohet çdo rrethanë personale, si për shembull mosha apo gjatësia e qendrimit në vendin evropian. Franca ka dëbuar që në fillim të këtij viti rreth 8000 bullgarë dhe rumunë që jetonin atje pa leje qëndrimi.

Franca duhet të bëhet aktive

Ausweisung von Roma aus Frankreich

Qeveria franceze e justifikoi kthimin e romëve në bazë të një rregulli të BE-së të vitit 2004. Sipas tij, qytetarët e BE-së kanë të drejtë të qëndrojnë në një vend tjetër të BE-së më gjatë se tre muaj kur mund të dëshmojnë se janë në marrëdhënie pune apo se kanë aq shumë të holla në dispozicion sa mund të financojnë familjet e tyre. Përveç kësaj ata duhet të kenë të gjithë sigurim shëndetësor. Shumë romë në Francë jetonin në kampe të paligjshme që i kishin krijuar vetë.

Por tani nuk ka shumë rëndësi se çfarë deklaron Franca, ky vend duhet të bëhet aktiv, sepse Brukseli ka nevojë për një shkresë zyrtare. Kjo shkresë do të verifikohet nga Komisioni i BE-së dhe pastaj do të vendoset nëse Franca shkeli marrëveshjet e BE-së me aksionin e dëbimit të romëve nga vendi. Në rast se Franca nuk e dërgon deklaratën me shkrim brenda afatit, atëherë çështja do të dërgohet përpara Gjykatës Evropiane në Strasburg. Dënimi mund të arrijë në disa milionë euro.

Autore: Nicole Scherschun/ Sonila Sand

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 15.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PePY
  • Data 15.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PePY