1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE e shqetësuar për Malin, Sirinë dhe Egjiptin

Në Mali nuk është e rëndësishme vetëm ana ushtarake. BE-ja pret nga qeveria e Malit, që sapo vendi të stabilizohet, të fillojë një dialog me kryengritësit dhe të përgatitë zgjedhjet.

Angazhimi ushtarak në Mali ishte në qendër të bisedimeve të takimit të MPJ të BE-së. Ministrat theksuan se e rëndësishme në Mali nuk është vetëm ana ushtarake. MPJ gjerman Westerwelle tha: se stabilizim të vazhdueshëm në Mali mund të ketë vetëm kur në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare të jetë edhe zgjidhja politike."

Përfaqësuesja e BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton u shpreh për një strategji të përgjithshme të BE-së për tërë zonën e Sahelut. "Kjo strategji duhet të jetë e lidhur me ndihmat humanitare, ato për zhvillim, si dhe me misionin për përgatitjen e ushtrisë dhe zhvillimin e strukturave demokratike." - tha Catherine Ashton.

BE-ja pret nga qeveria e Malit, që sapo vendi të stabilizohet, të fillojë një dialog me kryengritësit dhe të përgatitë zgjedhjet.

Jo hakmarrje ndaj rebelëve

Komisionerja e BE-së për ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva, ishte vetë pak ditë më parë në Mali, në mënyrë që të njihej me situatën e popullsisë së thjeshtë aty. Ajo kërkoi që ushtria duhet medoemos të lejojë ndihmat humanitare për në veri të vendit. Ajo gjithashtu i paralajmëroi ushtarët e Malit ndaj akteve të hakmarrjes mbi rebelët.

EU-Beobachtermission

Ekspertë evropianë në Afrikë

Pikërisht për shkak të "historisë së gjatë të tensioneve etnike" në Mali, ekspertët ushtarakë evropianë duhet të kenë kujdes në rastin e afrikanëve për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Ministrat e Jashtëm i kërkuan qeverisë së Malit që të hetojë akuzat për shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Zbutje e embargos së armëve ndaj Sirisë?

Ministri i Jashtëm belg Didier Reynders mendon se lufta civile në Siri do të zgjatë. Në këtë situatë, Franca bëri thirrje për t'i dhënë fund embargos së armëve të BE-së ndaj Sirisë, sepse nga kjo embargo preken edhe kryengritësit sirianë. Britania e Madhe dhe Italia shprehën gjithashtu simpati për propozimin francez. Por pjesa tjetër e ministrave u shprehën negativisht. Holandezi Frans Timmermans e konsideron këtë ide "të pamatur, sepse heqja tani e embargos së armëve, mund të çojë në një përhapje të armëve në rajon dhe ta përkeqësojnë situatën edhe më tej."

Shqetësim për Egjiptin

BE-ja është e shqetësuar për situatën në Egjipt ku protestat kundër qëndrimit gjithnjë e më autoritar të presidentit Mohammed Mursi po bëhen gjithnjë e më të dhunshme. Mursi i premtoi kancelares gjermane Angela Merkel gjatë vizitës të mërkurën (30/01/2013) në Berlin, se do ta çojë Egjiptin drejt një shteti civil, demokratik. Por sjellja e presidentit Mursi nuk duket t'i bindë shumë ministrat e BE-së. Ministri i Jashtëm britanik William Hague tha: "Ne të gjithë duam të shohim një dialog të suksesshëm dhe me konsensusnë mënyrë që shteti demokratik të shkojëpërpara." William Hague la të kuptohet se ndihmat financiare do të varen prej progresit të Egjiptit drejt demokracisë. BE-ja duket shpreson që presidenti Mursi do t'i përmbushë pritjet e Evropës edhe nëse ndoshta jo për shkak të bindjeve demokratike, të paktën nga nevoja ekonomike.