1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE e minon vetë politikën e zhvillimit

BE është donatori më i madh i ndihmës botërore për zhvillimin. Në fushatën për zgjedhjet europiane kjo temë nuk luan ndonjë rol të madh. Madje dhe vetë sukseset rrënohen nga interesat ekonomike të BE.

Kenia

Kenia

Shpëtimi, kontrolli i bankave, reduktimi i burokracisë dhe më shumë kompetenca për Parlamentin Europian - këto tema sundojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Europës në maj në Gjermani. Duket logjike që partitë të mos kërkojnë vota me luftimin e varfërisë në Afrikë, nxitjen e zhvillimit në Azi apo forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Amerikën Latine. Në Parlamentin e Strasburgut sigurisht janë ulur përfaqësuesit e qytetarëve europianë.

Refugjatët në Itali

Refugjatët në Itali

Norbert Neuser, eurodeputet socialdemokrat, pjesëtar i Komisionit të Zhvillimit në Parlamentin Europian thotë se "për fat të keq politika e zhvillimit në vendimin e votuesit luan një rol dytësor." Kjo në një kohë që BE në vitet e fundit në ndihmën për zhvillim në Afrikë ka shënuar edhe suksese: Përqëndrimi tek synimet e mijëvjeçarit ka sjellë rezultate konkrete. Anëtaret e BE-së koordinohen më mirë me njëra-tjetrën. Edhe për mbrojtjen e klimës BE angazhohet shumë më tepër, thotë Neuser.

Kush nuk ka perspektivë, largohet

Një qëllim i deklaruar i politikës së zhvillimit është edhe përkrahja e mirëqeverisjes, si edhe zhvillimi ekonomik e ai i burimeve njerëzore. Këtu bën pjesë edhe ruajtja e resurseve, luftimi i varfërisë dhe urisë. Migracioni nuk bën pjesë tek objektivat e politikës së zhvillimit. Ndërkohë që sukseset e kësaj politike mund t'u japin një shans njerëzve si edhe perspektiva, që ata të mos e braktisin vendlindjen. Në Etiopi, BE ka ofruar 200 milionë euro për ndërtimin e rrugëve. Sot ato mund t'u ndihmojnë njerëzve nga fshatrat e izoluar të lidhen më shpejt me qytetet, për të shitur produktet e tyre. Në këtë mënyrë janë shënuar suksese në luftimin e varfërisë në zonat rurale.

Zhvillimi dhe luftimi i varfërisë në vendet e jugut - parë globalisht - janë edhe në interes të vetë Europës. Kush nuk ka shans në vendin e tij, largohet. Këtë e dëshmojnë më së miri anijet e mbushura me refugjatë.

Pulat e BE-së rrënojnë fermerët afrikanë

Më shumë se gjysma e ndihmës botërore publike për zhvillimin (ODA) vjen nga burimet e BE-së dhe vendeve anëtare. Një nga pikërëndesat është bashkëpunimi me 79 vende nga rajonet e Afrikës, Karaibeve dhe vendet e Paqësorit. Në marrëveshjen e Lisbonës, BE është angazhuar për kontuinitet e qëndureshmëri politike në interes të zhvillimit. Kështu vendimet që merr BE nuk duhet të bien ndesh me qëllimet e politikës së zhvillimit.

Shitësit e peshkut në Mauritani

Shitësit e peshkut në Mauritani

Por realiteti ka një pamje tjetër. "Nga njëra anë BE do të bëjë gjithçka për të luftuar varfërinë dhe urinë. Nga ana tjetër ajo i minon vetë këto përpjekje me eksportimin e artikujve ushqimorë", kritikon Christa Randzi-Plath, zëvendëskryetare e Shoqatës së Zhvillimit të Organizatave Jofitimprurëse Gjermane.

Është e vërtetë që subvencionet e BE-së për Afrikën në këtë vit llogariten me 150 milionë euro. Madje në janar komisioneri i BE-së për bujqësinë, Dacian Ciolos kishte bërë të ditur se do të shfuqizohen ndihma e eksporteve, por pa përmendur ndonjë datë konkrete. Ndërkohë dëmi është bërë:. Politika e subvencionimit të eksporteve prej disa dhjetëvjeçarësh i ka rrënuar fermerët afrikanë, si për shembull subvencionimi i mishit të pulave.

Parneritet i pababarabartë

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Nga këto zhvillime nuk është e prekur vetëm bujqësia: "BE me marrëveshjen e saj për industrinë e peshkut nuk ia çon peshkun popullsisë në vendet origjinë, por popullsisë së vet", kritikon Christa Randzio- Plath. Kjo sepse flota e peshkatarëve europianë i hedh rrjetat e saj nga bregdeti afrikan. Por së paku BE u paguan vendeve të prekura kompensim me qëllim që flota europiane të ketë akses në ujërat dhe peshkun e këtyre rajoneve. Senegali merr për shembull 16 milionë euro kompensim nga BE, Mozambiku gati 4 milionë euro dhe Mauretania rreth 86 milionë euro. Por sipas të dhënave të organizatës për mbrojtjen e mjedisit, "World Wide Fund" vlera e shitjes së peshkut është shumë e lartë se pagesat e kompensimit. Ndërkohë që peshkatarët e këtyre vendeve mbeten me rrjetat bosh dhe humbasin ekzistencën.

Elitat duhet të marrin përgjegjësi

Por mungesa e një politike të qëndrueshme të BE është vetëm njëra anë e medaljes. "Dështimi i elitave" në shumë vende afrikane nuk mund t'i vihet në llogari politikës europiane të zhvillimit, kritikon eurodeputeti Norbert Neuser, dhe përmend Nigerinë si një shembull negativ. "Një vend i pasur për shkak të rezervave të naftës. Por sasi të konsiderueshme nafte zhduken për të pasuruar elitat e këtij vendi."

BE mund të ndihmojë me ngritjen e sistemeve funksionuese fiskale. Dhe qëndrueshmëri do të thotë që BE të japë kontributin e saj edhe për mosrrjedhjen e kapitalit nga nga Afrika, duke mbyllur oazet fiskale.