1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE duhet të tregojë rrugën deri tek zgjidhja në Kosovë

Pamjet e pikëkalimeve kufitare të përfshira nga zjarri do të kenë pasojat e tyre për Serbinë dhe për Kosovën, thuhet në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Kështu të dyja palët ftohen që t'i ktehehen dialogut

International Crisis Group - logo

International Crisis Group

Beogradi dhe Prishtina duhet që përmes dialogut të zgjidhin çështjet e hapura, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të rikthej kredibilitetin e tij duke ofruar zgjidhje konkrete. Në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (GNK) vlerësojnë se ngjarjet e kësaj jave në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese dhe është tragjike që si pasojë e tyre ka pasur një të vdekur dhe incidente të tjera të dhunës ekstreme:

"Është dëm i madh, që u desh të ndodhte në këtë mënyrë. Do të ishte më mirë që palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të bien dakord për çështjet e pazgjidhura siç është rasti i doganës për mallrat. Kjo temë ka qenë në rendin e ditës në negociatat e Brukselit dhe do të ishte shumë më mirë që atje të arrihej një marrëveshje për vulat duganore se sa që problemi të transferohej në rrugë", thotë për Deutsche Wellen, Sabine Freizer, drejtoreshë për Evropën e GNK-së.

Imazh i keq për Serbinë dhe Kosovën

Edhe pse thuhet se pas këtyre ditëve plot dhunë do të jetë e vështirë ulja në tryezë për të biseduar, në GNK besojnë në vazhdimin e shpejtë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Duke kujtuar se edhe më herët ka pasur konflikte mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, por prapë kanë qenë në gjendje të fillojnë dialogun, Sabine Freizer thotë:

"Gjë e keqe është që autoritetet kosovare vendosën të shkojnë në pikëkalimet kufitare pa marrëveshje paraprake dhe gjatë natës. Nga ana tjetër, është e kuptueshme se ata janë të zhgënjyer për shkak të situatës, pasi ata ka vite që janë duke u përpjekur për të zgjidhur përmes bisedimeve problemin e doganave. Pra, faji qëndron tek të dyja palët dhe tani është e rëndësishme që të tejkalohen incidentet, të ulen dhe të bisedojnë."

Sabine Freizer, drejtore për Evropën e GNK

Sabine Freizer, drejtore për Evropën e GNK


BE duhet të tregojë rrugën deri tek zgjidhja

Në GNK konsiderojnë se imazhet nga djegia e kalimeve kuftare janë të këqija si për Serbinë ashtu dhe për Kosovën. Ato nuk i shërbejnë në asnjë mënyrë ambicieve të tyre për integrime evropiane. Përveç thirrjes ndaj dy palëve që t'i rikthehen procesit negociator, në GNK theksohet rëndësia e rolit të BE-së kredibiliteti i të cilës aktualisht mund të vihet në pikëpyetje në Kosovë:

"Ne mendojmë se BE tani duhet të shtojë përpjekjet e tij. Ai nuk duhet të nxjerrë vetëm deklarata, me të cilat e dënon dhunën, por duhet të tregojë edhe rrugën drejt zgjidhjes", nënvizon Freizer.

Autor: Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi