1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE duhet të shtrëngojë rripin

Pas gati 17 orë negociatash, përfaqësuesit e lartë të vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord në orët e vona të kësaj fundjave për buxhetin 2012. Kursi i kursimeve do të përfshijë edhe BE-në.

epa03007493 Chairman of the EU budget council, Jacek Dominik (L), Polish Under-Secretary of State at the Finance Ministry chats with Belgian Budget minister Melchior Wathelet at the start of a council meeting in Brussels, Belgium, 18 November 2011. The Council gather with the aim of reaching an agreement on the EU budget for 2012. EPA/OLIVIER HOSLET

Negociatat për buxhetin 2012

Kriza financiare po depërton tani edhe në BE. Bashkimi Evropian mund të shpenzojnë vitin e ardhshëm 129 miliardë €. Këto janë fillimisht më pak se dy për qind më shumë se këtë vit. Por për shkak të inflacionit të lartë, buxheti i BE-së në terma realë është duke u pakësuar. Komisioni i BE dhe Parlamenti Evropian kishin kërkuar shuma më të larta . Por, shtetet anëtare arritën të dominonin me mendimin e tyre. Për shkak të shkurtimeve në të gjitha vendet e BE nuk ka vend për më tepër para, tha drejtuesi i negociatave, sekretari polak i shtetit për Financat Jacek Dominik: "Ne na u desh të zhvillonim negociata shumë të sakta, dhe ta mendonim pothuajse çdo hap dy herë."

Komisioneri i BE-së për Buxhetin Janusz Lewandowski pati pas marrëveshjes ndjenja të përziera. "Ky është një buxhet tipik kursimesh, por një marrëveshje është gjithmonë më mirë se një tjetër mosmarrëveshje mes institucioneve të BE-së."

epa03007474 Polish European Commissioner for budget and financial programming Janusz Lewandowski (L) chats with Alexender Stubb the Minister for European Affairs and Foreign Trade of Finland at the start of a EU budget council in Brussels, Belgium, 18 November 2011. The Council gather with the aim of reaching an agreement on the EU budget for 2012. EPA/OLIVIER HOSLET

Janusz Lewandowski (m) dhe Alexender Stubb minister finlandez për Evropën

Negociatat mes përfaqësuesve të lartë të shteteve anëtare, Parlamentit dhe Komisionit zgjatën pothuajse 17 orë dhe marrëveshja u arrit vetëm në mes të natës. Por po të shohësh raportet dhe marrëdhëniet në BE-së, kjo u bë shumë shpejt. Asnjëherë më parë Komiteti për Ndërmjetësim nuk kishte arritur të binte dakord që në përpjekjen e parë. Vitin e kaluar buxheti u miratua vërtet në minutën e fundit.

129 miliardë € përbëjnë 0,98 për qind të prodhimit të përgjithshëm të BE. Për krahasim, buxheti federal gjerman është mbi 300 miliardë €. Fondet e BE përbëhen kryesisht nga kontributet e shteteve anëtare. Gjermania, me rreth një të pestën e kësaj shume, është donatori më i madh. Paratë evropiane shpenzohen kryesisht për mbështetjen e bujqësisë dhe stimulimin e rajoneve më të varfëra.

Autor: Martin Bohne / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti