1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BE dhe SHBA - bashkë kundër krizës

Presidenti Xhorxh Bush dhe liderët e Bashkimit Evropian ranë dakort për një plan për mbajtjen e një seri samitesh botërore mbi krizën globale financiare.

default

Takimi Bush-Sarkozi

Plani u shpall të shtunën mbrëmje, pasi Bush priti presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Camp David afër Uashingtonit. Një deklaratë e përbashkët e lëshuar më pas thuhet se liderët do të kontaktojnë me shtetet e tjera mbi Samitin që do mbahet në SHBA menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 nëntorit, i cili do të pasohet me një seri samitesh tjera, që do të perballen me sfidat e situates fiananciare.

Bush u tha gazetarëve se liderët duhet të fokusohen tek nevoja per ndryshime për të evituar një përsëritje të krizës financiare, ndërsa do të ruhet krijimi, i asaj që ai e quajti" kapitalizëm demokratik".

"Detyra e parë është që në çdo vend të stabilizohet tregu financiar. Është e rëndësishme të bashkëpunojmë në këtë krizë, sepse ne e përjetjomë së bashku krizën". Edhe presidenti francez Nikolas Sarkozi paralajmëroi që secili duhet të punojë vetë për të dalë nga kriza. "Çdo kontinent, SHBA-të, Europa, Azia, duhet të gjejnë natyrisht vetë zgjidhjen e tyre. Por kjo zgjidhje është efektive, vetëm kur shtetet flasin me një zë".

DW.COM

  • Data 19.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fd6o
  • Data 19.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fd6o