1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE dhe masat e saj kundër papunësisë

Christoph Hasselbach / Bahri Cani2 Korrik 2013

Qeveritë e vendeve anëtare të BE duan të luftojnë papunësinë e të rinjëve me një program të veçantë. Në samitin e mbajtur në Bruksel ato i kanë dhënë dritën jeshile një ofensive për eliminimin e papunësisë.

https://p.dw.com/p/19051
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në fund plani ka mundur edhe të dështojë. Kryeministri britanik David Cameron përmendi edhe një herë në minutat e fundit të debatit për buxhetin koncesionet për vendin e tij dhe kërcënoi me mos miratimin e kornizës financiare për arsimin në periudhën prej vitit 2014 deri 2020. Por presioni për arritjen e një marrëveshje në samitin e kaluar të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ishte shumë i madh. Pa marrëveshje nuk do të kishte ndihma as për të rinjtë e papunë, sepse ky program i posaçëm është pjesë e buxhetit të përgjithshëm. Kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare kanë dashur të ndërmarrin diçka.

Britania e Madhe ka fituar madje edhe disa koncesione të tjera, të cilat Cameroni i ka kërkuar në shkurt. Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për një "vendim shumë të rëndësishëm për mundësinë që të ndërmirret diçka kundër papunësisë dhe në veçanti kundër papunësisë së të rinjëve."

Sa më larg rrugës

Të rinjtë gjithandej në BE duhet të kenë garanci se të paktën katër muaj pas përfundimit të shkollës mund të fillojngë nga puna, të kenë një vend për përvojë pune apo një praktikë. Gjashtë miliardë euro duhet të ndahen për këto qëllime për periudhën 2014- 2015. Kjo shumë mund të shtohet madje deri në tetë miliardë euro. Në krahasim me buxhetin prej 1000 miliardë euro për disa vite, kjo shumë megjithatë nuk është edhe aq tepër e madhe.

Me ndihmën e Bankës Evropiane për Investime, vendet në krizë do të kenë mundësinë edhe për kredi, të cilat do të përdoren për punësimin dhe aftësimin e të rinjëve.

Sistemi dual

Studim i lidhur me praktikën tek Volkswagen
Studim i lidhur me praktikën tek VolkswagenFotografi: Volkswagen

Të rinjtë në veçanti përballen me probleme në Greqi, Spanjë, Portugali dhe Itali. Presidenti i Komisionit të BE José Manuel Barroso thotë: "Në disa pjesë të Evropës kemi një krizë sociale". Por pavarësisht faktit që paratë vijnë nga një fond i përbashkët, qeveritë nacionale janë ato të cilat duhet të realizojnë programet. Futja e sistemeve duale të arsimit, si për shembull në Gjermani apo Austri, është një prej ideve konkrete.

Firmat që i punësojnë të rinjtë mund të marrin kredi të volitshme. Ndërkohë që qeveritë duhet të angazhohet për ndëmjetësim  në punësimin e të rinjëve jashtë vendit. Do to thotë: shumë të rinja nga Evropa Jugore mund të punësohen në Gjermani, sepse në vendet e tyre nuk kanë momentalisht asnjë perspektivë.

Shkëmbimi i përvojave në Berlin

Kancelarja Merkel u ka dërguar pjesëmarrësve në samit edhe një ftesë që me 3 korrik të vizitojnë Berlinin. Ministri i Punës dhe kryetari i Agjencisë për Punë do të jenë në dispozicion për shkëmbimin e përvojave me të gjithë të interesuarit. Merkel tha se pyetja kryesore është se me "cilat mjete mund të luftohet më së mira papunësia e të rinjëve dhe cilat janë përvojat e vendeve të cilat kanë një papunësi të ulët tek të rinjtë?"

Kritikët e quajntë këtë termin si pjesë të fushatës elektorale të cilat zhvillohen në shtator. Merkel kundërshton këto pohime me shpjegimin se vendimet në Bruksel nuk luajnë ndonjë rol në fushatën elektorale. Merkel nuk është e dashur në shumë pjesë të Evropës për shkak të politikës së saj të kursimeve. Ndërsa ndihma në luftën kundër papunësisë së të rinjëve i jep një mundësi prë një prezantim më të mirë në opinon.