1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE dhe Hungaria - Vazhdojnë mosmarrëveshjet për ligjin për mediat

Edhe pse qeveria nacional-konservatore hungareze i pranoi në fillim të marsit kërkesat e BE-së për ndryshimet në ligjin e mediave, problemi nuk është zgjidhur. Tani është OSBE-ja që kërkon ndryshime.

default

Parlamenti hungarez miratoi në fillim të marsit modifikimet e ligjit për mediat dhe një kushtetutë për mediat. Këto modifikime u bënë pas kritikave ndaj këtij ligji brenda dhe jashtë vendit. Ndryshimet i kërkoi Komisioni i BE-së. Megjithëse ndryshimet u bënë, Victor Orban ngul këmbë se ato nuk u bënë me dashje, por prej presionit të BE-së.

Sekretari i shtetit për mediat Zoltan Kovacs shpreson se tani nuk do të ketë më mosmarrëveshje për shkeljen e normave të BE-së: "Teksti përfundimtar është përpiluar në mënyrë të tillë që shmang të gjtha problemet për të cilat kishte në janar rezerva Komisioni i BE-së."

Dhe vërtet komisionerja e BE-së për mediat Neelie Koes u shpreh e kënaqur me qeverinë hungareze dhe tha se komisioni nuk do të kërkojë përmirësime të mëtejshme.

Por OSBE-ja mendon ndryshe. Sipas saj ndryshimet dhe korrigjimet e ligjit për mediat nuk mjaftojnë për të garantuar lirinë e shtypit. OSBE-ja kërkon ndryshime të mëtejshme për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe kërcënon për herë të parë në historinë e saj me masa kundër një vendi anëtar të BE-së. Sipas OSBE-së ligji mund të vazhdojë të përdoret për të shtypur mendimet dhe qëndrimet që nuk i pëlqejnë qeverisë. I këtij mendimi është edhe filozofja hungareze Agnes Heller. Problematik është sipas saj ndikimi i qeverisë ndaj Komisionit për Kontrollin e Mediave me anë të të cilit mund të ndikohet ndaj raportimit në mediat publike.

"Presioni ndaj Hungarisë është shumë i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për shprehjen e lirë të mendimit dhe gazetarët nuk duhet të kenë frikë të shprehin mendimin e tyre" - kërkon ajo.

Qeveria hungareze refuzon të ndërmarrë korrigjime të tjera dhe thotë se kërkesat e Komisionit të BE-së janë përmbushur. Ndërkohë kritikat po drejtohen edhe ndaj komisioneres së BE-së për mediat Neelie Koes, e cila thuhet se është kënaqur me pak. Parlamenti i BE-së kërkon ndryshime të metejshme, gjithësesi pa votat e demokristianëve.

Megjithë ndërhyrjen e OSBE-së kryeministri Victor Orban me sa duket nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime të tjera dhe e intepreton kritikën ndaj këtij ligji si sulm ndaj popullit hungarez. Ndërkohë në Budapest vazhdojnë protestat ndaj politikës së Orbanit. Kryetari i parlamentit Laszlo Këver u shpreh i gatshëm për ndryshime të tjera të ligjit të mediave në rast se nga praktika do të dalë në pah se ky ligj pengon lirinë e shtypit. Pra kundër dëshirës së Orbanit ligji mund të rikontrollohet edhe një herë edhe pse Laszlo Këver nuk përmendi ndonjë plan kohor.

Autor: Andreas Meyer-Feist / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 05.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10nOt
  • Data 05.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10nOt