1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE dërgon mision në Gjeorgji dhe mendon të shpërblejë Serbinë

BE do të dërgojë 200 vëzhgues civilë në Gjeorgji. Ata do të stacionohen deri në 1 tetor në "zonat tampon" të pushtuara deri tani nga rusët, në kufi me rajonet e Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Kampi i refugjatëve në Gori, Gjeorgji, 14 shtator 2008.

Kampi i refugjatëve në Gori, Gjeorgji, 14 shtator 2008.

BE do të dërgojë që javët e ardhshme vëzhgues në të ashtuquajturat zona tampon, në kufi me Osetinë Jugore dhe Abkazinë. Gjermania do të marrë pjesë me 40 vetë në këtë mision. Kryediplomati i BE, Havier Solana para fillimit të konsultimeve:

"Së pari,ne duam të dërgojmë deri në fillim të tetorit 200 vëzhgues në zonën tampon, për të arritur një tërheqje të plotë të trupave ruse. Ne jemi të gatshëm, që ta zgjerojmë stacionimin. Por na duhet të presim e të shohim si do të zhvillohet situata."

Rusët largohen nga Gjeorgjia

Rusët largohen nga Gjeorgjia

Me "zgjerimin e stacionimit" të vëzhguesve kihen parasysh vetë Osetia Jugore dhe Abkazia. BE, ashtu si praktikisht e gjithë bashkësia ndërkombëtare vazhdojnë të vështrojnë këto territore si pjesë të Gjeorgjisë.

Kurse Moska i ka njohur të dyja si shtete të pavarura. Qeveria ruse e refuzon në mënyrë të prerë stacionimin e vëzhguesve të BE atje. Këtë qendrim ka edhe presidenti i Osetisë Jugore, Eduard Kokojti. Ai megjithatë ka thënë se do të lejonte vëzhgues të OSBE-së në vendin e tij. Këtë duket se e pranon edhe Rusia, siç deklaroi në Bruksel ministri i jashtëm finlandez, Aleksander Stub: "Gjithçka flet për këtë. Rusët dhe gjeorgjianët po negociojnë për 80 vëzhgues të tjerë të OSBE-së dhe ne shpresojmë që në vazhdim të ditës së sotme të arrihet një përfundim, për këtë pikë jam optimist i kujdesshëm."

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Hoop Scheffer në Tbilisi, Gjeorgi, 15 shtator 2008

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Hoop Scheffer në Tbilisi, Gjeorgi, 15 shtator 2008

Përsa i përket vëzhguesve të BE dhe Osetisë Jugore dhe Abkazisë, tani varet nga formulimi i Këshillit të Ministrave të BE, se në ç'masë është i gatshëm BE që të grindet me Rusinë për çështjen e statusit. Sipas të dhënave të diplomatëve, në dokument do të shkruhet që vëzhguesit do të stacionohen në Gjeorgji. Me këtë formulim të gjitha palët mund të bëjnë interpretimet e tyre.

I diskutueshëm në radhët e ministrave ishte fakti nëse duhet të kërkohet një hetim ndërkombëtar për fajin e luftës. Veçanërisht Gjermania, ministri i jashtëm Shtajnmajer - i cili sot nuk ishte vetë në Bruksel- kërkojnë që të sqarohen pjesë të përgjegjësisë të të dyja palëve.

Jose Manuel Barroso, duke folur në konferencë shtypi Boris Tadiçin, Bruksel 3 shtator

Jose Manuel Barroso, duke folur në konferencë shtypi me Boris Tadiçin, Bruksel 3 shtator

Edhe marrëdhëniet me Serbinë janë temë e konsultimeve të ministrave. Pas arrestimit të të dyshuarit si kriminel lufte, Radovan Karaxhiç, BE dëshiron t'i japë një lloj shpërblimi Serbisë. Mendohen para së gjithash lehtësi tregtare. Por kjo do të varet në fund nga vlerësimi i kryegjykatësit të OKB-së, Serzh Bramerc. Për aq kohë sa Bramerci mendon se Serbia nuk bashkëpunon plotësisht me Tribunalin, janë para së gjithash Hollanda dhe Belgjika ato që e kundërshtojnë çdo afrim të mëtejshëm.

DW.COM

  • Data 15.09.2008
  • Autor Kristof Haselbah, DW - Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIe5
  • Data 15.09.2008
  • Autor Kristof Haselbah, DW - Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIe5