1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE bllokon importet e naftës nga Irani

Bashkimi Evropian ka bllokuar importet e naftës nga Irani dhe ka ngritur një seri sanksionesh të ashpra. Arsyeja lidhet "shqetësimet serioze për programin atomik iranian".

Ministrat e jashtëm të BE-së ditën e hënë (23.1.) në Bruksel

Ministrat e jashtëm të BE-së ditën e hënë (23.1.) në Bruksel

Me vendimin për ngritjen e embargos së naftës, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë ashpërsuar qartë sanksionet kundër qeverisë në Teheran. Embargo e naftës duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik. Brenda tre muajve BE nuk do të importojë më produkte petrokimike nga Irani. Investime të reja evropiane në industrinë iraniane të naftës ndalohen. Edhe kontot e Bankës Qendrore iraniane do të bllokohen, bizneset e saj do të lejohen vetëm me përjashtime të vogla dhe nën kontroll të fortë. Edhe tregëtia me arin dhe gurët e çmuar do të paralizohet. Arsyeja për këtë trajtim të ashpër është frika e evropianëve, se Irani është duke punuar në fshehtësi për prodhimin e një bombe atomike, siç e tha në Bruksel edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. "Një armatim atomar nuk do të sillte rrezik vetëm për rajonin, por për gjithë botën. Prandaj është e drejtë që Bashkimi Evropian të marrë tani vendime për të tharë burimet financiare të programit atomik iranian.“

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Sanksionet e deritanishme nuk i bënë ndonjë përshtypje Teheranit. Por kësaj herë do të jetë ndryshe, mendon ministri i Jashtëm danez dhe kryetari i radhës së Këshillit të BE-së, Villy Soevndal: "Unë jam i sigurt se sanksionet do të kenë ndikim dhe udhëheqja iraniane do të futet në vështirësi.“

Por embargo e naftës nuk do të fusë në vështirësi vetëm Iranin, por edhe vetë evropianët, të paktën disa vende. Greqia, gati e thyer nga borxhet merr nje pjesë relativisht të madhe të naftës së papërpunuar, gati një të katërtën e saj, nga Irani. Prandaj kërkoi edhe fillimin më vonë të embargos. Në një formë më të butë kjo vlen edhe për Italinë dhe Spanjën. BE do të mendojë edhe për gjëra të tilla, premtoi reprezantuesja e politikës së Jashtme, Catherine Ashton: "Është e rëndësishme që ne ta dimë si ndikojnë sanksionet në vende të veçanta, jo vetëm në atë vend ndaj të cilit ngrihen sanksionet, por edhe për vendet që ngrenë sanksionet. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë. Dhe natyrisht ne do të flasim me vende të tjera që kanë naftë, për të siguruar që furnizimi me naftë të mos rrezikohet."

Catherine Ashton

Catherine Ashton

Për Greqinë, BE do të testojë deri në muajin maj nëse mund të gjendet një furnizues tjetër, që të përdoret në vend të Iranit. Përveç Italisë, që është "një rast special". Italia lejohet të marr edhe pas 1 korrikut naftë iraniane, sepse Irani paguan me të borxhet e vjetra.

BE ka synuar me sanksionet e tij deri tani programin atomik iranian. Por që prej ditës së sotme, (23.01.) ai përpiqet që të prekë në përgjithësi ekonominë iraniane. Sa i përkët embargos së naftës, BE ka në dorë një mjet të fuqishëm, sepse BE merr vetëm 6 përqind të naftës nga Irani. Por nga ana tjetër, BE është krah Kinës një nga parnterët më të rëndësishëm ekonomik të Iranit, dhe prodhimi më i rëndësishëm i eksportit për Iranin është nafta.

Autor: Christoph Hasselbach / Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM