1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EU-Gipfel Konjunkturprogramm

20 Mars 2009

Kritika pati ndaj politikës financiare të SHBA, që bëjnë presion për të rritur sasinë e parave, në mënyrë që shtetet të përballojnë krizën financiare.

https://p.dw.com/p/HGDB
Samiti i BE në BrukselFotografi: AP

Në samitin e Brukselit kancelarja Merkel vendosi të enjten si kusht zbatimin e shpejtë të programit për ngritjen e rrjeteve energjetike dhe të projekteve të telekomit

Kryetarët e shteteve dhe kryeministrat e 27 vendeve të BE-së ranë shpejt dakord në Bruksel, kur filluan të ejnten takimin e nivelit të lartë ekonomik. Programe të tjera koniukturore të qeverive kombëtare nuk do të ketë aktualisht. Deri tani vendet anëtare kanë vënë në dispozicion për paketën koniukturore rreth 200 miliardë euro. Kësaj shume i shtohen edhe 200 miliardë euro për ndihmat sociale, si për shembull paratë për papunësinë. Qeveritë kanë blerë pjesë të bankave në vlerën e 300 miliardë eurove. Vendet e BE-së japin po ashtu garanci për bankat e rrezikuara nga kriza, në vlerën e 2 500 miliardë eurove.

EU Gipfel in Brüssel Merkel Steinbrück
Kancelarja Angela Merkel dhe ministri gjerman i financave Peer Stajnbryk, 19 mars në BrukselFotografi: AP

Kryetari i radhës i Këshillit të BE-së, kryeministri çek Mirek Topolanek tha se këto masa duhet të mjaftojnë. Fillimisht duhet pritur, nëse kjo paketë do të jetë në gjendje të zbusë krizën. Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt, përmendi një arsye tjetër shumë të pranueshme. Buxhetet publike në Evropë kanë arritur në kufinjtë maksimalë të ngarkesës. „Problemi është se ne kemi mbërritur në një pikë, ku Evropa është duke bërë çdo gjë, që është e mundur. Ne jemi duke krijuar defiçite të mëdha. Kjo do të shkaktojë probleme të tjera, të rrisë nevojën për përqindje më të larta dhe taksa më të larta."

Në kuadër të takimit ekonomik botëror të 20 vendeve më të industrializuara dhe të vendeve në ekspansion ekonomik, i cili pritet të zhvillohet në Londër më 2 prill, SHBA-të patën kërkuar më shumë programe koniukturore nga evropianët. Por atyre evropianëve të mbledhur në Bruksel nuk u bëri shumë përshtypje, që qeveria amerikane ka hedhur tani në treg 1 000 miliardë euro. Qëllimi i kësaj mase nuk është shumë i qartë për diplomatët e BE-së. Në një periudhë afatgjatë kjo masë mund të shkaktojë çvlerësimin e parasë, pra inflacion. Megjithatë Britania e Madhe dhe qeveria japoneze kanë vënë po ashtu në përdorim këtë masë.

Pesë miliardë euro për rrjetet energjetike dhe lidhjet e internetit

Pas grindjeve të gjata për një program të përbashkët koniukturor kryetarët e qeverive dhe te shteteve ranë dakord, që të përdorin pesë miliardë euro për rrjetet energjetike dhe lidhjet e internetit. Këto para do të merren nga buxheti aktual dhe do të financohen sipas kritereve të ashpra.

EU Gipfel in Brüssel Angela Merkel und Nicolas Sarkozy
Samiti në Bruksel 20 mars, Merkel dhe SarkoziFotografi: AP

Të një mendjeje janë evropianët edhe që në takim e G-20 të prezantojnë propozim të përbashkët për kontrollin e tregjeve financiare. Fjala është për krijimin e një autoriteti përgjegjës dhe një Charta të ekonomisë së qëndrueshme. Kjo ide e kancelares gjermane Angela Merkel, duhet të japë mundësinë që buxhetet e shteteve të kenë mundësi të ekuilibrohen pas kapërcimit të krizës akute.

Kryeministri britanik Gordon Brown kërkon të prezantojë propozimin e tij, i cili duhet të bindë edhe SHBA-të. Bashkimi Evropian i premtoi më shumë ndihma vendeve anëtare, që kanë rënë në vështirësi. Një fond emergjence prej 25 miliardë eurosh do të dyfishohet në 50 miliardë euro. Të gjitha vendet në Evropën lindore, apo perëndimore do të ndihmohen më të.

Autor: Bernd Riegert/ Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica