1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE: 30 euro në muaj për refugjatët në Turqi

BE-ja vë në dispozicion të refugjatëve në Turqi 350 milionë euro. Kjo është pjesë e marrëveshjes për refugjatët me Ankaranë. Ndihma financiare do t’u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare.

Flüchtlinge Türkei Izmir (picture-alliance/dpa/C.Oksuz)

Refugjatë në Izmir

Ndihma financiare ana e Bashkimit Europian do t'u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare me vlerë 100 lira turke (rreth 30 euro). Fjala është për karta bankare të tipit prepaid. Refugjatët mund të tërheqin me to para në bankomatët e bankave në Turqi dhe të blejnë ushqime, të paguajnë qiratë apo t‘i përdorin për kurse dhe shkolla. Programi "Emergency Social Safety Net" ka në dispozicion 348 milionë euro.

Komisioneri i BE-së për ndihmën humanitare, Christos Stylianides, tha se me këtë veprim refugjatëve do t'u jepet një lloj ndjenje normaliteti. Po ashtu shpërndarja e parave në këtë formë shmang kostot administrative. Me këtë program u vihet në ndihmë në radhë të parë rreth një milionë refugjatëve sirianë që gjenden në Turqi.

Realizimi i programit do të bëhet përmes Gjysmëhënës së Kuqe, dega e Turqisë, dhe programit të OKB-së për Ushqimin, të mbështetura nga organizata humanitare turke. Në Turqi janë strehuar rreth tre milionë refugjatë, shumica nga Siria. BE-ja dhe Turqia nënshkruan në mars një marrëveshje për ndërprerjen e rrymës së refugjatëve drejt Evropës. Sipas saj Turqia pranon që të ristrehojë të gjithë refugjatët që kanë ardhur prej Turqisë në ishujt grekë të Detit Egje dhe të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.