1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE 2013 - Priten reforma të shumta

BE-ja ka parashikuar masa të shumta për vitin 2013. Unioni monetar duhet të forcohet në mënyrë që të përballojë krizat. Ndërkohë që ka një hendek mjaft të madh mes interesave dhe përfytyrimeve të vendeve anëtare.

EU Gipfel Fahnen. Detailaufnahme von Flaggen europäischer Mitgliedsstaaten am Eingang des EU-Ratsgebäudes, Rue de la Loi, Brüssel. Ganz rechts an den Rand gedrängt Großbritannien. Aufgenommen 23.11.2012, Foto: Bernd Riegert, DW

EU Gipfel Fahnen

Viti 2012 i dha disa mësime të hidhura Bashkimit Evropian: Problemin kryesor me krizën e euros nuk e kanë zgjidhur ndihmat e mëdha, apo ombrellat e shpëtimit. Vendet e BE-së ende janë shumë larg njëri - tjetrit. Euro do të duhej të ishte projekti më i madh i afrimit mes vendeve të BE-së. Vet Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, ka pranuar se forma e tanishme e një monedhe të përbashkët "nuk është e qëndrueshme, nëse nuk ndërmerren edhe hapa të tjerë të domosdoshëm". Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për një "gabim elementar", sepse ende mungon afrimi ekonomik mes vendeve të BE-së. BE-ja tani dëshiron ta ndryshojë këtë gjendje. "Besoj se vendet anëtare dhe BE-ja si tërësi duhet të bëjnë reforma të thella", deklaroi ajo.

European Central Bank (ECB) President Mario Draghi takes off his glasses during the monthly ECB news conference in Frankfurt December 6, 2012. REUTERS/Lisi Niesner (GERMANY - Tags: BUSINESS)

Presidenti i BQE-së, Mario Draghi

Katër sdhtyllat kryesore

Ekzistojnë shtylla, të cilat konsiderohen si kryesore për stabilizimin e gjendjes: rregullimi i tregut financiar, mbikqyrja e bankave, disiplina financiare dhe koordinimi ekonomik. Tek rregullimi financiar BE-ja po përparon vetëm me hapa të vegjël, sepse në veçanti britanikët kanë frikë nga konkurrenca ndërkombëtare në treg. Mbikqyrja e bankave është një propozim shumë i ri, i miratuar në dhjetor dhe duhet të fillojë të aplikohet në mars të vitit 2014. Detajet e këtij propozimi duhet të saktësohen gjatë vitit 2013. Një problem shumë i rëndë është disiplina buxhetore në BE. Kaherë aplikohet një plan stabiliteti në BE, por gati asnjë vend nuk po i përmbahet këtij plani.

Borxhlinjtë deri tani pa ndëshkime

Pakti fiskal i miratuar duhet të sjellë më shumë rregull në sistemin financiar, por nuk ëshë e sigurt nëse do të ketë sukses. Franca, për shembull, e cila nga shumëkush konsiderohet si "pacienti i ardhshëm i Evropës", po përpiqet që t'i zbusë krieteriet e miratuara. Presidenti socialist François Hollande ka bërë përpjekje që në llogaritë e deificiteve të futen edhe sasitë e parave të investuara, gjë që Gjermania e ka kundërshtuar. Komisioni Evropian tani duhet të gjejë zgjidhje. Por ende nuk dihet nëse Franca do t'ia dalë që brenda nëntë vitesh të arrijë ta ulë borxhin nën nivelin e pragut prej 3 % të deficitit buxhetor, sa lejohet në paktin e stabilitetit monetar. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Franca dhe Gjermania, të cilat konsiderohen si motorët kryesorë të BE-së, edhe më tej në disa çështje janë shumë larg njëra-tjetrës. Hollande pak pas samitit të fundit në dhjetor tha se "vitin e ardhshëm do të kemi një Evropë më të fuqishme dhe më shumë solidare". Ndërsa Angela Merkel bëri të qartë para Parlamentit Evropian se edhe viti i ardhshëm do të jetë i vështirë, duke shtuar se kërkohet vazhdimi i masave të kursimit dhe i reformave.

Germany's Chancellor Angela Merkel and France's President Francois Hollande (R) attend a European Union leaders summit in Brussels December 13, 2012. European governments reached a landmark deal on Thursday that gives the European Central Bank new powers to supervise banks, boosting confidence in the single currency bloc as it enters the fourth year of its debt crisis. REUTERS/Francois Lenoir (BELGIUM - Tags: POLITICS BUSINESS)

Angela Merkel dhe Francois Hollande

E ardhmja evropiane

Dallimet themelore mes vendeve në Veri dhe në Jug të Evropës do të vazhdojnë të dominojnë edhe debatin për buxhetin e ardhshëm të BE-së. Këshillimet e fundit për buxhetin kanë dështuar. Ndërkohë që deri në qershor 2013 duhet sqaruar se si mund të zvoglohen dallimet e mëdha ekzistuese lidhur me politikën ekonomike mes vendeve anëtare të BE-së. Kjo ka prekur edhe sovranitetin e vendeve anëtare, si për shembull, në tregun e punës apo në çështjet fiskale. Kancelarja Merkel beson se situata nuk mund të zgjidhet pa ndryshime në Marrëveshjen për BE-në. Ajo ëshë e mendimit se shumë kompetenca të vendeve anëtare duhet të kalojnë në duart e Komisionit Evropian, i cili duhet të shndërrohet në një qeveri të vërtetë të BE-së. Ndërkohë që Këshilli i vendeve anëtare duhet të shndërrohet në një lloj dhome të dytë të Parlamentit Evropian. Pas samitit të dhjetorit ajo u detyrua ta pranojë se këto ide aktualisht nuk kanë ndonjë mbështetje tepër të madhe nga vendet tjera anëtare. Por në BE shumë gjëra janë dukur si të pamundura e megjithatë në fund janë realizuar.