1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Baza e DHL-së në Lajpcig një fije shprese, por edhe një mollë sherri

Pas dy vjet ndërtimesh DHL-ja inaguroi në aeroportin Leipzig/Halle një ndër bazat më të mëdha logjistike për dërgimin ekspres të paketave në të gjithë botën.

Baza e DHL-së në Lajpcig konsiderohet si një ndër bazat më moderne më të mëdha logjistike për dërgimin ekspres të paketave në të gjithë botën.

Baza e DHL-së në Lajpcig konsiderohet si një ndër bazat më moderne më të mëdha logjistike për dërgimin ekspres të paketave në të gjithë botën.

Ceremonia e inagurimit të bazës logjistike të DHL-së, e cila i takon koncernit Deutsche Post, u zhvillua në një hangar gjigand avionësh. Për dy vjet në jug të terminalit të aeroportit Laipzig/Halle Deutsche Post ngriti një aeroport të ri për transport mallrash, i cili lidhet direkt edhe me një nga autostradat e rëndësishme të Gjermanisë si dhe me një stacion treni. Pas një investimi prej 300 milionë eurosh kjo bazë e re logjistike përbën bashkë me atë në Wilmington në SHBA dhe në Hongkong për Azinë shtyllën e tretë ku mbështetet logjistika e DHL-së.

Rëndësi fundamentale për biznesin global të DHL-së

Shefi i kryesisë së koncernit Deutsche Post Frank Appel theksoi: "Aeroporti Leipzig/Halle ka rëndësi fundamentale për ndërtimin e biznesit tonë global. Për këtë jemi të lumtur që gjithshka u realizua në kohën e duhur. Ne mendojmë se këtu kemi potenciale të mëdha, sidomos sa i përket Evropës Lindore. Po ashtu këtu ka edhe potencial për fuqi punëtore dhe edhe politika na ka ndihmuar për ta vënë sa më shpejt në jetë planin tonë."

Në zonën e Lajpcigut ka kohë që kanë ngritur qendrat e tyre të prodhimit sipërmarrje të ndryshme, si Porsche, BMW apo prodhuesi i kompjuterave Dell. Ngritja e bazës së DHL-së pritet të sjellë në këtë zonë edhe sipërmarrje të tjera nga fusha e industrisë, e tregtisë dhe e logjistikës. Për këtë 3.500 vendet e punës që pritet të hapë DHL-ja mund të pasohen nga rreth 7.000 të tjera. Kjo është mjaft e rëndësishme për një rajon ku përqindja e papunësisë është 15%.

Shpresa për të papunët

Duke mburrur përparësitë e zonës kryebashkiaku i Lajpcigut Burkhard Jung theksoi: "Mendoj se pozicioni i zonës sonë në qendër të Evropës si dhe infrastruktura e tij moderne ofrojnë përparësi të mëdha. Dhe dua të them se lajpcigasit janë edhe shumë të këndshëm. Muajin e ardhshëm kuota e papunësisë do të jetë për herë të parë nën 15% dhe ky është një sukses i madh."

Për 2.200 vendet e punës që ofron fillimisht DHL-ja kanë bërë kërkesë rreth 50.000 vetë. DHL-ja thekson se dy të tretat e punonjësve të rinj do të jenë nga rajoni dhe shumë prej tyre ishin dikur të papunë. Shepnzimet për rrogat në këtë zonë janë 20% më të ulta se në Bruksel dhe kjo ishte një nga arsye për transferimin e bazës logjistike të DHL-së nga Brukseli për në Lajpcig.

Mosmarrëveshje për shkak të smogut akustik

Por jo të gjithë gëzohen për bazën e re logjistike të DHL-së. Shumë banorë kanë ngritur padi për shkak të zhurmës së avionëve dhe sepse kanë frikë se për këtë shkak vlera e truajve të tyre do të bjerë. Disa prej tyre kanë demonstruar disa herë përpara hyrjes bazës së DHL-së dhe me sa duket mosmarrëveshjet në këtë drejtim do të vazhdojnë, sepse çdo natë në bazën e Lajpcigut ngrihen dhe ulen 60 avionë transporti të DHL-së.

  • Data 31.05.2008
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EASc
  • Data 31.05.2008
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EASc