1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Bazë e re për marrëdhëniet transatlantike" - Reagime nga BE-ja ndaj fillimit nga detyra të Presidentit Obama

Fillimi i detyrës nga Presidenti i ri i SHBA-së Obama, ka ngjallur reagime pozitive edhe në Bruksel. BE-ja shpreson një partneritet të ri më të mirë me SHBA-në.

Flamujtë e BE-së dhe SHBA-së

Flamujtë e BE-së dhe SHBA-së

Edhe përfaqësuesit zyrtarë të BE-së në Bruksel, duket se kanë ndjenjën e një ndryshimi të veçantë në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky ndryshim do të ketë efekte të dukshme, në marrëdhëniet transatlantike.

Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso, theksoi se cilat janë për të detyrat e përbashkëta të Amerikës dhe Evropës: "Të gjithë sytë janë drejtuar sot mbi Presidentin Obama. Por menjëherë më pas, është bota ajo që duhet të ketë vëmendjen tonë. Ne, në Komisionin Evropian jemi gati të përballemi me sfidat e globalizimit, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë. Unë personalisht besoj se zgjedhja e Presidentit Obama ishte një moment i qartë kthese për Amerikën. Kjo zgjedhje mund të jetë një kthesë e rëndësishme edhe për të gjithë botën."

Hans-Gert Pöttering, Presidenti i Parlamentit Evropian, përgëzoi Obamën për fillimin e detyrës. Edhe ai pret ndryshime pozitive sa i takon bashkëpunimit të evropianëve me amerikanët: "Me marrjen e postit nga qeveria e re në SHBA-s, mund të rinovojmë marrëdhëniet transatlantike dhe t'i vëmë ato mbi një bazë të re dinamike. Kemi një shans unik për të hapur një kapitull të ri dhe për të menduar ndryshe. Synimi ynë është të farkëtojmë një partneritet të fortë mes SHBA-ve dhe BE-së, i cili të bazohet mbi barazinë." Pikërisht kjo pikë, pra theksimi i barazisë, është një kritikë fare e qartë ndaj qeverisë së presidentit të mëparshëm Xhorxh Bush. Pöttering nuk është i vetmi që e akuzon Bushin për njëanshmëri dhe aspiratë për predominancë në botë. Ka pak gjasa që dikush në Bruksel, të ndiejë keqardhje për largimin e Bushit.

(ACA)

  • Data 21.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GdVC
  • Data 21.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GdVC