1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bavaria kthen në Kosovë 111 azilkërkues

Shtypi gjerman mbi vendet e sigurta të origjinës dhe kthimin e kontigjentit të parë të kosovarëve nga Bavaria.

Gazeta 'Süddeutsche Zeitung' shkruan në numrin e saj të fundit (09.09) se "vetëm një javë pas inagurimit të qendrës për azilkëkruesit nga Ballkani në Manching janë kthyer në atdhe azilkëkruesit e parë të refuzuar. Siç njofton Ministria e Brendshme e Bavarisë, të martën (08.09) një avion charter me 111 kosovarë në bord u nis nga aeroporti i Mynihut drejt Prishtinës. Këtej e tutje "pothuajse çdo javë do të ketë kthime kolektive", thotë një zëdhënës. Qendra e pranimit të refugjatëve nga Ballkani në Manching ofron 500 vende dhe është e para strehimore e këtij lloji në Gjermani, në të cilën pranohen azilkërkues pa perspektivë qendrimi", shkruan 'Süddeutsche Zeitung'.

Vende të sigurta origjine? Eshtë kryetitulli i artikullit të 'Tageszeitung' (09.09)lidhur me planin e qeverisë gjermane për klasifikimin e Kosovës, Shqipërisë dhe të Malit të Zi si vende të sigurta origjine për të thjeshtuar procedurën e refuzimit të kërkesës për azil nga azilkërkuesit prej këtyre vendeve. "Eshtë e drejtë që Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të shpallen si shtete të sigurta origjine. Emigracioni nga këto vende ka kryesisht motive ekonomike. Ndaj me shumë pak përjashtime, pothuajse nuk ka arsye për azil për ato, që vijnë nga këto vende. Megjithatë përjashtime për të fituar azilin në Gjermani bëhen edhe pas klasifikimit "si vend i sigurtë origjine".

Por për 99% të tyre ky klasifikim ose e mundëson përshpejtimin e procedurës, ose ka efekt stepjeje. Kapacitet, që çlirohen prej kësaj, mund të shfrytëzohen për refugjatët, të cilët kanë nevojë më urgjente për ndihmë.

Para një viti u shpall grupi i parë i vendeve të Ballkanit si shtete të sigurta origjine. Por ndërkohë është bërë e qartë: kjo masë e marrë për të shfuqizuar të drejtën për azil nuk ka pasur efekt - numri i atyre, që vijnë prej këtyre vendeve, ka mbetur pothuajse i pandryshuar", shkruan 'Tageszeitung'.