1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Battelli: Anëtarët e KQZ të marrin pa vonesë përsipër detyrat e tyre

Apel nga Robero Battelli, drejtues i vëzhguesve afsatshkurtër në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.

default

Kryetari i vëzhguesve i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE –së u bëri të enjten (20.06.2013) apel anëtarëve të KQZ-së të marrin pa vonesë përsipër detyrat e tyre “për të qenë të sigurt se procesi demokratik do të zhvillohet qetësisht”. Kjo thirrje bëhet në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen të dielën, më 23 qershor në Shqipëri. KQZ funksionon me katër anëtarë, pas dorëheqjes së tre përfaqësuesve të opozitës. Në një deklaratë për shtyp ai Battelli citohet të ketë thënë se “Në rast se besimi i votuesve në institucionet demokratike dobësohet edhe më tej gjatë fushatës elektorale, do te jetë elektorati shqiptarë ai që rrjedhimisht do të humbasi pavarësisht nga rezultati final” .

Kjo thirrje bëhet në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen të dielën, më 23 qershor në Shqipëri. KQZ funksionon me katër anëtarë, pas dorëheqjes së tre përfaqësuesve të opozitës.

Ai vë në dukje se zgjedhjet testojnë jo vetëm cila parti është më e fortë por edhe gjithashtu se sa i shëndetshëm është vetë procesi. “ Zgjedhjet janë shansi i një kombi për të afirmuar angazhimin e tij për një qeverisje demokratike. Të gjithë ata që marrin pjesë në këtë process kanë një rol të rëndësishëm për të siguruar që vullneti i individëve jo vetëm të shprehet lirisht por edhe të pranohet dhe të respektohet gjithashtu”, përfundon deklarata e Roberto Battellit në prag të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri.