1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bastisje të pashpjegueshme - Berlini kritikon ashpër Kajron

Pas bastisjeve të zyrave të fondacionit Konrad Adenauer në Kajro të Egjiptit, Ministria e Jashtme ka kërkuar llogari prej ambasadorit të këtij vendi në Berlin. Në Gjermani askush nuk i di shkaqet e vërteta të bastisjeve.

Pse është bastisur? Fondacioni Konrad Adenauer në Kajro

Pse është bastisur? Fondacioni Konrad Adenauer në Kajro nuk e di përgjigjen

Kërkesa e llogarisë nga një ambasador është një prej mjeteve më të ashpra diplomatike për të shprehur pakënaqësinë me vendimin e një vendi tjetër. Të premten paradite (30.12.11) ambasadori i Egjiptit Ramsi Ess Eldin Ramsi u detyrua në Berlin t'i përgjigjet një ftese të tillë të Ministrisë së Jashtme. Ai u ftua në Ministri për shkak të bastisjes së zyrës të fondacionit gjerman Konrad-Adenauer (KAS) në Kajro prej Prokurorisë dhe forcave të armatosura policore. Përfaqësuesit e fondacionit thonë se me këtë rast janë konfiskuar të gjithë kompjuterat dhe shumë dokumente.

Ambasadori Ramsi Ess Eldin Ramsi

Ambasadori Ramsi Ess Eldin Ramsi duhet të japë llogari

Qeveria federale i ka shprehur ambasadorit egjiptian "shqetësimin e madh" të Gjermanisë, theksoi zëdhënësi i Minisrisë së Jashtme Andreas Peschke. Ai shtoi se gjatë bisedës ambasadorit "i është bërë e qartë se një sjellje e tillë e autoriteteve egjiptiane nuk është në frymën e bashkëpunimit të mirë gjermano-egjiptian". Sjellja e këtillë është në kundërshtim me Marrëveshjen për bashkëpunim të nënshkruar në gusht të vitit 2011, ku të dy palët "angazhohen për partneritet dhe mbështetje të ndryshimeve demokratike në këtë vend."

"Rruga drejt lirisë ende larg"

Sjellja e autoriteteve ndaj fondacionit KAS si dhe shumë organizatave joqeveritare "hedh një hije të rëndë mbi proceset demokratike dhe procesin e transformimit në këtë vend", shpjegon Peschke. Kjo dëshmon, sipas tij, se rruga drejt lirisë dhe demokracisë në këtë vend është ende tepër e largët dhe se kërkohet edhe shumë angazhim deri në demokratizimin e Egjiptit.

Bashkëpunëtori i fondacionit Kondrad Adenauer Hardy Ostry shpjegon për Deutschen Wellen se policia i ka mbyllur  zyrat e fondacionit. Drejtusi i fondacionit, ish - presidendi i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pöttering, ka kërkuar prej Kajros zyrtare që të mundësojë rifillimin e shpejtë të punës së këtij fondacioni në Egjipt. Ai tha se puna e organizatave joqeveritare është e rëndësishme për vendosjen e lirisë, demokracisë dhe institucioneve të shtetit juridik në një vend.

Shkaqet e bastisjes

Fondacioni Konrad Adenauer në Kajro

Fondacioni Konrad Adenauer në Kajro

Fondacioni i afërt me kancelaren Angela Merkel dhe partinë CDU ka zyrat e veta në shumë vende të botës. Ai angazhohet për mbrojtjen e parimeve demokratike. Shkaqet e bastisjes së zyrës në Kajro nuk dihen. Hardy Ostry thotë se "askush nuk i ka dhënë shpjegim, me gojë apo me shkrim".

Shpjegimet e dëgjuara në Kajro janë se bëhet fjalë për financim ilegal të politikanëve egjiptianë dhe organizatave nga bota e jashtme. Ostry thotë se këto akuza janë plotësisht të pabaza, sepse fondacioni përdor para vetëm për nevojat e veta dhe nuk financon ndonjë të tretë. Çështja me financimin ka mundur të shpjegohet në çdo moment, sepse mund të kontrollohen dokumentat. Ajo që përfaqësuesit e fondacionit kanë dëgjuar jozyrtarisht është se aksioni i autoriteteve egjiptiane në fakt ka të bëjë me financues nga Arabia Saudite dhe Katari. Ndërsa bastisja e këtij fondacioni ka për qëllim të humbë gjurmët për aksionet e tjera.

Autor: Peter Stützle/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi