1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Basketbollistët gjermanë mundën Serbinë - Bajeri i Leverkuzenit pësoi humbje të thellë

Basketbollistët gjermanë befasuan simpatizant/t e vet për të mirë, ndërsa Bajeri dhe Shtutgarti për te keq.

default

Kapiteni i Serbisë Nenad Krstic, pas rrahjes me Greqinë nuk mundi t'a ndihmojë ekipin e vet në lojën kundër Gjermanisë

Në Kampionatin e 16-të Botëror të basketbollit për meshkuj, që po zhvillohet në Turqi, ekipi i Gjermanisë ka shënuar një befasi të këndëshme për tifozët e vet. Kombëtarja gjermane mundi nënkampionen e Evropës, ekipin e Serbisë me rezultat 82:81. Gjermanët fituan pas dy vazhdimeve, ndërsa për Serbinë ishte kjo humbja e dytë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve në grupe. Siç edhe pritej, ekipi i SHBA-së fitoi bindshëm ndaj Sllovenisë me rezultat 99:77, ndërsa Turqia mundi Rusinë 65:56. Në ndeshjen e radhës ekipi gjerman do të ketë përballë ekipin e Australisë.

Deutschland Fussball Michael Ballack Bayer Leverkusen

Nuk ndihmoi as Michael Ballack

Ndërsa në ndeshjet e javës së dytë të bundesligës gjermane në futboll, ditën e dielë, Bajeri i Leverkuzenit ka pësuar një humbje të thellë në fushën e tij nga Borusia e Mënhengladbahut 3:6. Është kjo hera e parë që Bajeri pëson gjashtë gola në fushën e vet në një ndeshje na kampionatin gjerman. Gjithashtu një humbje bindëse në fushën e tij ka pësuar edhe Shtutgarti nga Borusia e Dortmundit me rezultat 1:3.

Tabelën e klasifikimit e udhëheqin Kaiezerslauterni (i cili në fushën e vet të premten mundi Bajernin e Mynihut) dhe Hofenhajmi me nga gjashtë pikë. Ndërsa në fud të tabelës janë Shtutgarti dhe Këlni të cilët në dy ndeshjet e para nuk kanë fituar asnjë pikë.

Autor: Mimoza CikaKelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 30.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OzIi
  • Data 30.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OzIi