1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bashkimi i Gjermanisë dhe firmat maqedonase

Marrëdhëniet ekonomike, si me Lindjen, ashtu edhe me Gjermaninë Perëndimore kanë pasur rëndësi vitale për Maqedoninë. Cilat qenë pasojat e ribashkimit të Gjermanisë për ekonominë maqedonase?

Firma maqedonase bëjnë reklamë për produktet e tyre në panairin e Berlinit ITB

Firma maqedonase bëjnë reklamë për produktet e tyre në panairin e Berlinit ITB

Ribashkimi i Gjermanisë u solli vështirësi të mëdha shumë sipërmarrjeve maqedonase, të cilat kishin hedhur rrënjë prej dekadash në të dyja pjesët e Gjermanisë. Vetëm sipërmarrësit më të shkathët dhe më kreativë arritën të orientohen si duhet në situatën e re. Pjesa më e madhe e firmave maqedonase nuk mbijetoi pas ristrukturimeve. Sipërmarrje si Makoteks, Interimpeks dhe Makedonija Sport, të cilat për rrethanat e atëhershme maqedonase ishin të mëdha dhe të rëndësishme, bëjnë pjesë në firmat për të cilat ribashkimi i Gjermanisë ishte i barabartë me fillimin e fundit të tyre. Sepse ato kishin bashkëpunuar në radhë të parë me firma gjermanolindore dhe orientimin drejt firmave të reja nuk arritën ta bëjnë në kohën e duhur.

"Tehnmetal Vardar" është një sipërmarrje, e cila i përballoi ndryshimet dhe ndërmarrja e saj bijë "Tehnometal GmbH" në Frankfurt ka katër dekada që është e pranishme në tregun gjerman. Pronari i kësaj sipërmarrjeje, Koco Mozan jetonte që para rënies së Murit në Republikën Federale, gjë që rezultoi e favorshme:

"Si të gjithë gjermanët, edhe ne, si të huaj të integruar mirë, i kemi ndjekur dhe kemi qenë pjesëtarë të ndryshimeve të mëdha në Gjermani. Në vitet pas bashkimit të Gjermanisë, vëllimi i punës sonë është rritur vazhdimisht, në dallim nga sipërmarrjet, të cilat punonin vetëm me RDGJ. Ndryshimi i strukturës ekonomike në Gjermani çoi në ndryshime të konsiderueshme dhe në ristrukturime në ekonomi dhe kjo para së gjithash në pjesën lindore të vendit. Tregu u hap krejtësisht dhe ato firma që kishin marrëdhënie të sigurta dhe që ishin ngritur prej kohësh, patën mundësi që t'i përmirësonin edhe më tej bizneset e tyre."

Deutsche Telekom - i vetmi investim direkt gjerman në Maqedoni

Statistikat tregojnë që në dy dekadat e fundit, Gjermania ka qenë partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë. Në vitin 1990, vëllimi i shkëmbimeve tregtare midis Maqedonisë dhe Gjermanisë ishte 17%. Që prej kësaj kohe, kjo përqindje ka qenë e ndryshme, derisa në vitin 2010 ka shënuar një rënie në kuotën 14%. Mirjana Boschnjak, nga Zyra e Statistikave në Shkup deklaron pë Deutsche Wellen:

Deutsche Telekom ka bërë investim direkt në Maqedoni

Deutsche Telekom ka bërë investim direkt në Maqedoni

"Gjatë gjithë kësaj periudhe, Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë. Maqedonia eksporton më shumë tekstile, duhan, hekur, ferronikel, dhe verë, ndërsa importi konsiston në mallra me vlerë të lartë, si automjete, medikamente, aparate teknike dhe të tjera."

Por, edhe njëzet vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, vëllimi i investimeve direkte gjermane në Maqedoni është i ulët. Përveç Deutsche Telekom-it si pronare e "Makedonski Telekomunikacii", nuk gjen thuajse asnjë investim tjetër të rëndësishëm. Bashkëpunimi bazohet shumicën e herëve në mbështetje reciproke përmes projekteve, shkollimit, përcjelljes së përvojës. Ky lloj bashkëpunimi e ka bazën që në vitet '90, kur u regjistruan disa vizita delegacionesh të biznesit midis të dyja shteteve, informon për Deutsche Wellen, Ljubica Nuri, nga Dhoma e Tregtisë e Maqedonisë:

"Dhomat gjermane të tregtisë sinjalizojnë se ekonomia gjermane do të kthehet vetëm atëhere në rajon, kur këtu të krijohet një treg i njësuar me një rregullim të njësuar. Për këtë shkak, qeveria gjermane ka financuar një projekt, i cili nxit asociimin e Dhomave të Tregtisë në Ballkan. Veç kësaj, këtë vit kemi filluar një projekt të ri, i cili gjithashtu financohet nga qeveria gjermane. Kjo tregon se sa i madh është interesi strategjik i ekonomisë gjermane në këtë rajon."

Autor: Kostadin Delimitov/Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 01.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PRsZ
  • Data 01.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PRsZ