1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bashkimi Evropian vendos sanksione ndaj Libisë

Pas SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara edhe Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Libisë. Duke tejkaluar sanksionet e OKB-së BE vendosi edhe një embargo për mallra, të cilat mund të përdoren për shtypjen e popullsisë.

default

Sanksionet parashikojnë ngrirjen e pasurive dhe ndalim-hyrjen për udhëheqjen libiane

Dy ditë pas vendosjes së sanksioneve të OKB-së Bashkimi Evropian miratoi masa ndëshkuese më të ashpra kundër kreut të shtetit libian Muammar al Gaddafi dhe regjimit të tij. Sanksionet parashikojnë ngrirjen e pasurive dhe ndalim-hyrjen për udhëheqjen libiane, përfshirë Muammar Gaddafin. Ato përmbajnë gjithashtu një embargo armësh si dhe një embargo për mallra, që mund të përdoren për qëllime shtypjeje.

Në lidhje me këtë ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle deklaroi: "Përshëndes faktin, që BE-ja vendosi sot sanksione kundër udhëheqjes libiane. Vendimi jep përgjigjen e qartë të nevojshme ndaj dhunës në fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë. Për këtë ne u angazhuam energjikisht. Në këtë mënyrë e gjithë bashkësia ndërkombëtare dërgon njëzëri një mesazh në Libi: Kush e vesh popullin me terror, e ka humbur legjitimitetin dhe vihet para përgjegjësisë."

Gjermania, Franca dhe Britania kishin këmbëndulur me forcë për masa ndëshkuese të menjëhershme, për të arritur dhënien fund të gjakderdhjes. Kësisoj në fund ato bënë që të ndryshonte qëndrim edhe Italia, e cila fillimisht ngurronte. Zakonisht Bashkimit Evropian i duhet me muaj për të ndërmarrë hapa të tillë. Fakti që kjo u arrit brenda një jave, dëshmon shqetësimin e thellë nëpër kryeqytete në lidhje me shkallëzimin e gjendjes.

Unruhen in Libyen NO FLASH

Trazira në Libi

Prej masës së ndalim-hyrjes në BE janë të prekur përveç 16 personave të listës së OKB-së edhe dhjetë të tjerë. Lista e personave, llogaritë bankare të të cilëve bllokohen, u zgjat me njëzet emra të tjerë në tani 26. Gaddafi dhe anëtarët e tij të familjes të përfshirë në dhunë gjenden në të dyja listat. Duke tejkaluar sanksionet e OKB-së BE-ja vendosi edhe një embargo për mallra, të cilat mund të përdoren për shtypjen e popullsisë.

Ndërkaq komisari i BE-së për energjinë Günther Oettinger e kundërshtoi kërkesën e ministrit të jashtëm gjerman Guido Westerwelle për ndalimin e importeve të naftës nga Libia. Politikani liberal kishte kërkuar në Gjenevë ndërprerjen për 60 ditë të marrëdhënieve financiare me Tripolin, pra as pagimin e livrimeve të naftës.

"Ka të ngjarë, që do të ishte një sinjal i keq dhe ndëshkim i personave të gabuar sikur tani pa marrë aspak parasysh rajonet të mendohej për ndalim-importesh. Në rast dyshimi me këtë do të ndëshkoheshin ata, që janë në rrugë më të mirë."

Shtetet anëtare e shtynë bashkarisht Gaddafin sërish, që t'i japë fund dhunës dhe të fillojë një dialog me demonstruesit. Prej katastrofës humanitare dramatike në vendin afrikanoverior dhe në rajonet kufitare paralajmëroi komisarja e BE-së përgjegjëse për krizat Kristalina Georgieva.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 01.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10R2P
  • Data 01.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10R2P