1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bashkimi Evropian vendos rregulla të reja për azilin

Vendet e BE-së kanë kohë që diskutojnë për një politikë të përbashkët për refugjatët dhe azilin.

default

Kërkues azili, Hamburg

Deri tani në çdo vend anëtar në këtë pikë ligjet dhe rregullat janë të ndryshme dhe për këtë ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së vendosën një rregull të ri në takimin e tyre të fundit në Luksemburg (05.06.08). Sot dhe nesër për këtë çështje po diskuton dhe do të marrë vendim edhe Parlamenti i Evropës. Të paktën në një pikë politika dhe OJQ-të janë të një mendjeje: në një Evropë me kufij të hapur janë të domosdoshme standarde minimale, që përcaktojnë se si duhet vepruar me refugjatët ilegalë në BE. Po ashtu është e domosdoshme që të përcaktohen edhe disa kushte minimale, sepse disa vende si p.sh. Greqia, i trajtojnë në mënyrë mizerable, ata që kërkojnë azil dhe refugjatët.

Këtu qëndrimet e përbashkëta marrin fund dhe organizata të tilla si Pro Asyl mendojnë se ligjet e reja nuk e përmirësojnë gjendjen e azilkërkuesve që kapen pa dokumenta.

Në radhët e politikës mbretëron kënaqësia se Komisioni i BE-së, Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti i Evropës arritën më të fund që pas grindjesh të gjata dhe të forta të binin dakord për një kompromis. Anëtarët e Parlamentit të Evropës duken gjithashtu të kënaqur me kompromisin edhe pse OJQ-të kanë rezerva. Eurodeputeti social-demokrat, Wolfgang Kreissl-Dërfler, avokat për të drejtat e njeriut, shprehet:

"Më e rëndësishmja është që kushtet për ata që duhet të dëbohen dhe ekstradohen për shkak të ligjeve në fuqi, janë përmirësuar në mënyrë themelore, pra që fëmijët nuk duhet të qëndrojnë në burg me familjet e tyre, që të mbahen të mbyllur në ambiente të njëjta persona që presin ekstradimin dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale, të mbahen në të njëjtat ambiente si persona të dënuar prej gjykatave."

Përveç kushteve më të mira për refugjatët që presin ekstradimin ligji i ri do të përcaktojë edhe dispozita të tilla ligjore si p.sh. sa kohë mund të mbahen në gjendje arresti persona të tillë. Po ashtu politikanët kërkojnë që procedura e esktradimit të bëhet më transparente.

  • Data 17.06.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ELWb
  • Data 17.06.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ELWb