1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bashkimi Evropian në përpjekje për të arritur kompromisin për klimën

Norvegjia është vendi pararojë në ruajtjen e klimës. Deri në vitin 2030, Noervegjia do të ulë emëtimet e dioksidit të karbonit deri në atë shkallë, saqë me finacimet për projekte ambienti të arrijë neutralizimin e tyre

Osmose

Osmose

Por a vlen modeli i Novergjisë së pasur me petroleum për të gjithë botën? Politikanë dhe shoqata të ambientit bëjnë fjalë për një hedhje hi syve. Për t'ju vënë fre problemeve globale të klimës, as norvegjezët nuk mund të shpëtojnë uljen e standartit jetësor.

Në parkun industrial në Tofte, 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, pranë fjordit Olso, punohet me tempo të lartë. Pas disa javësh këtu do të fillojë nga puna për herë të parë në gjithë botën, prototipi i një centrali kripe. Reparti bazohet në fenomenin e Osmozës (Osmose), që shfrytëzon ekuilibrin e natyrshëm të molekulave të kripërave të ujëra të ëmbla dhe ujit të detit.

Komisari i BE-së për energjinë Andris Pielbags, në konferncë shtypi

Komisari i BE-së për energjinë Andris Pielbags, në konferncë shtypi

Me presion të fuqishëm lejohet të kalojë uji i një lumi të vogël përmes një membrane të zhvilluar posaçërisht për këtë procedurë drejt detit, shpreson Sverre Gotas. Dhe duke qenë se përmes rrymës mund të vihet në lëvizje një turbinë, shefi i risive teknologjike sheh këtu potencialin e fuqishëm të një teknologjie tërësisht pa emëtime të dëmshme për klimën. "Realisht përshtaten për këtë metodë të gjitha ato rajone ku lumenjtë derdhen në det. Vetëm në Norvegji ne teorikisht mund të ngremë deri në 12 centrale të tilla energjitike, dhe me këtë sigurojmë 10 përqind të furnizimit të Norvegjisë me rrymë."

Gati 11 milionë euro kushton projekti i koncernit shtetërore. Prototipi që do të vihet në punë arrin të prodhojë 2 deri në 4 kilovat rrymë. Jo më shumë se sa duhet për të mbajtur në punë një sobë gatimi. Sverre Gotas: "Një central në përmasa të mëdha kushton disa qindra milionë euro. Një pjesë të këtyre investimeve e marrim nga fondet shtetërore për mbështetjen e teknologjive të rinovueshme."

Që sot norvegjezët e mbulojnë nevojën e tyre për rrymë me hidrocentrale që nuk e dëmtojnë edhe aq ambientin, madje mund të eksportojnë rrymë. Për rreth 56 milionë tonët dioksid karbonik që emetohen në vit në atmosferë, përgjegjës janë industria dhe trafiku.

Osmose

Osmose

Deri në vitin 2030 ky vend do t'i neutralizojë këto emëtime gati në zero. Për shembull përmes blerjes së të drejtave të ndotjes jashtë, njëkohësisht duke mbështetur projekte ambienti si ruajtjen e pyjeve tropikalë në Kongo apo Brazil.

Kritikët mendojnë se pas kësaj fasadës së gjelbër qëndron një e vërtetë tjetër. Norvegjia si vend i pasur blen me dollarë një ndërgjegje të pastër, mendojnë ata. Vërtet që shteti i pasur me petroleum ka vënë taksa të larta për makinat dhe tatime të larta për rrugët, një makinë fuoristrada kushton katër herë më shumë se në Amerikë, por ndonjë sakrifikim të madh deri më tani politikanët norvegjezë nuk e kanë bërë.