1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Bashkimi CDU/CSU dhe FDP, ç'pozicion kanë me sindikatat?

FDP-ja, jo më si vampir i dikurshëm socialpolitik

Horst Seehofer(CSU), Angela Merkel(CDU) dhe Guido Westerwelle (FDP)

Horst Seehofer (CSU), Angela Merkel (CDU) dhe Guido Westerwelle (FDP)

"Kölner Stadt-Anzeiger" shkruan në lidhje me Partinë Liberale, FDP:

"Nëse shenjat nuk gënjejnë, atëherë kanë kaluar kohërat kur FDP-ja mund të paraqitej si vampir socialpolitik, që u pin të varfërve gjakun nga damarët. Ajo bashkëqeveris në lande pa e prishur konsensusin bazë kristiansocial dhe demokratik. Këtë ajo do ta bëjë edhe në rrafsh federate. Dhe ajo do të ketë një shans, të cilin, me gjithë ndonjë kërkesë brendapartiake, nuk e shfrytëzoi sa qe në opozitë: Ajo mund të ndërmarrë përpjekjen praktike në qeveri të një rigërshetimi të aspektit social me ABC-në e liberalizmit."

"Stuttgarter Zeitung" mendon në lidhje me raportin e sindikatave me bashkimin CDU/CSU dhe me FDP-në:

"Bashkimi CDU/CSU dhe FDP-ja duhet të tregojnë tani se ç'pozicion kanë. Ato nuk do t'u lënë aq shumë ndikim sindikatave siç bëri koalicioni i madh. Sommer & kompani (fjala është për kryetarin e lidhjes së sindikatave gjermane) mund t'i harrojnë hë për hë kërkesat për një pagë të përgjithshme bazë, bashkëvendimmarrjen e zgjeruar në sipërmarrje apo kufizimin e punës hua. Por që koalicioni zieverdhë të ringjallë erën neoliberale, kjo nuk ka të ngjarë. Dhe edhe në qoftë se e bën, atëherë SPD-ja mund të shërbejë si shembull: në rënien e saj mund të kuptohet se çfarë do të thotë të lihesh në baltë nga pjesë të mëdha të punëmarrësve."

Së fundi "Märkische Oderzeitung" nga Frankfurti mbi Oder merret me grindjen rreth fondit shëndetësor:

"Përballë mungesës së miliardave kërkesat për korrigjime në fondin shëndetësor duhen mbështetur... Megjithatë, fillimisht arkat shëndetësore duhet të pastrojnë para dyrve të veta. Sepse atje duket se ka shpërthyer një garë e mirëfilltë në lidhje me atë se kush nxjerr më shumë para nga fondi shëndetësor. Numri i të sëmurëve është rritur ndjeshëm që prej krijimit të këtij fondi."

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 06.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jypn
  • Data 06.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jypn