1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bashkësia ndërkombëtare mbështeti opozitën libiane në konferencën e zhvilluar në Londër

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle i ka ofruar Libisë në një konferencë ndërkombëtarë në Londër, ndihmë për rindërtimin e vendit. Trupat e Gaddafit kanë ndaluar përparimin e rebelëve.

default

Konferenca për Libinë, Londër

Qeveria gjermane është e gatshme për ndihma humanitare, tha ministri gjerman i Jashtëm Guido Westerwelle ditën e martë (29.3) në fillim të konferencës për Libinë që u mbajt në kryeqytetin britanik. Fakti që Gjermania nuk merr pjesë ushtarakisht në misionin aktual të NATO-s, nuk do të thotë se Berlini kërkon të qëndrojë neutral në këtë konflikt. Ne kërkojmë zgjidhje politike, tha Westerwelle.

Opozita libiane është sipas Westerwelles, shumë e interesuar në angazhimin e Gjermanisë në rindërtimin e vendit pas ndëhyrjes ushtarake ndërkombëtare. Direkt para zhvillimi të takimit të Londrës, ministri i Jashtëm u takua me kryetarin e Këshillit kalimtar libian, Mahmud Xhibril. Xhibril ndodhet në Londër, por nuk merr pjesë në konferencë. Përveç Westerwelles, ai u takua edhe me ministrate jashtëm të Britanisë së Madhe dhe SHBA, William Hague dhe Hillary Clinton.

Libyen Krieg Gaddafi NATO Konferenz London

Lancaster, ndërtesa ku mbahet konferenca


Gaddafi mund të shkojë në ekzil

Në konferencën e Londrës u mblodhën politikanë nga 40 vende. Mes pjesëmarrësve bëjnë pjesë edhe kryeministri britanik David Cameron dhe sekretarët e përgjithshëm të OKB-së dhe NATO-s, Ban Ki Moon dhe Anders Fogh Rasmussen.

Sipas të dhënave të ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini, shumë vende duan të prezantojnë një plan për zgjidhjen e shpejtë të konfliktit. Ndër të tjera në këtë plan propozohet armëpushimi, kalimi i pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi në exil dhe bisedime midis udhëheqësve të fiseve dhe politikanëe opozitarë për të ardhmen e vendit.

SHBA dhe Britania e Madhe sinjalizojnë gatishmërinë e tyre për të pranuar që para fillimit të bisedimeve një plan, i cili parashikon që Gaddafi të largohet shpejt nga Libia dhe t`i shpëtojë kështu një tribunali për krime lufte. Ai vende që mund ta pranojnë mendohen disa vende afrikane. Ministri i Jashtëm britanik deklaroi megjithatë se është në duar e Gaddafit dhe popullit libian, të vendosin për të ardhmen e pushtetmbajtësit. "Ne nuk kemi kontrollin mbi gjëra të tilla," tha ai për BBC.

Këshilli kalimtar kërkon reforma demokratike

Këshilli kalimtar i kundërshtarëve të qeverisë në Libi publikoi për herë të parë një program politik për kohën pas largimit të Gaddafit. Nën titull "Një vizion për Libinë demokratike", në këtë dokument thuhet: Nga luftrat e të kaluarës ne kemi mësuar në ditët e errëta të diktaturës se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç shoqërisë demokratike dhe të lirë dhe respektimit të të drejtave ndërkombëtare humanitare dhe të Deklaratës së KB për të drejtat e njeriut". Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut, bashkëpunimit kombëtar dhe "pjesëmarrjes aktive të të gjithë qytetarëve".

Libyen Aufständische auf der Straße zwischen Ras Lanuf und Sirte

Rebelë libianë

Këshilli kalimtar është një lloj parlamenti provizor për Libinë e re. Ai thotë në një deklaratë se është për nxjerrjen e një kushtetute demokratike, zgjedhje të lira dhe ndërtimin e shtetit juridik

Lufta për Sirten vendimtare

Në Libi trupat e Gaddafit kanë ndaluar aktualisht marrshimin e kryengritësve. Ushtarët pushtuan ditën e martë qendrën e vogël Naufalija, pasi kishin përdorur artilerinë e rëndë dhe gjuajtjen me raketa. Kështu u ndalua përparimi i rebelëve nga qyteti bregdetar Sirte që ndodhet 120 km në perëndim. Sirte është qytet me rëndësi strategjike dhe simbolike. Qyteti është vendlindja e Gaddafit.

Pa ndihmën nga ajri kryengritësit nuk janë në gjendje të mbajnë pozicionet e tyre ose të përparojnë. Sipas mendimit të vëzhguesve bëteja për Sirten do të tregojë nëse rebelët janë në gjendje të përparojnë në drejtim të Tripolit, ku është përqëndruar pushteti i Gaddafit.

Luftime të ashpra njoftohen edhe nga enklava e rebelëve, Misrata që ndodhet në perëndim të vendit ku sundojnë trupat e Gaddafit. Trupat qeveritare janë duke u përpjekur prej ditësh, që të marrin supermacinë në qytetin e tretë të vendit. Ushtria amerikane, sipas të dhënave të veta, ka nxjerrë jashtë përdorimit tre anije libiane, duke u qëlluar nga porti.

Autor: Thomas Grimmer/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM