1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Bashkësia ndërkombëtare i ka mbyllur sytë kur Karsai farkëtonte aleanca të dyshimta

Shpallja e rezultatit perfundimtar të zgjedhjeve presidenciale Afganistan është në qendër të shtypit të sotëm gjerman.

default

Shpallja e rezultatit perfundimtar të zgjedhjeve presidenciale të para dy muajve prej komisionit të pavarur të zgjedhjeve në Afganistan, sipas së cilit edhe pas zbritjes së votave të falsifikuara Hamid Karsai ndodhet në avantazh me gati 20% para sfidantit të tij Abdullah Abdullah, është në qendër të shtypit të sotëm gjerman. Problemeve me zgjedhjet dhe akuzat për korrupsion ndaj Karsait u shtohet gjendja tepër e rënduar e sigurisë në jug dhe në lindje të vendit.

«Frankfurter Rundschau» shkruan:

Gjendja është aq e komplikuar sa nuk ka më ndonjë rrugëdalje apo zgjidhje vërtet të mirë. SHBA arritën me forcë që në Afganistan të zhvillohen një raund balotazhi i shtrenjtë, i cili mund të shoqërohet sërish nga dhuna. Por askush nuk duhet të gënjehet, se USA e ka hallin te më tepër demokraci. Miliona afganëve u duhet të rrezikojnë sërish jetën e tyre, në mënyrë që Washington-i dhe Perëndimi të ruajnë fytyrën e tyre në vendet e tyre dhe të mund t'i mbysin kritikat në shtim që në embrion. USA dhe Europa i quajtën zgjedhjet plot mburrje si dëshmi të suksesit të angazhimit në Hindukush. Një gjë e tillë ishte që në fillim guxim i tepërt dhe budallallëk. Suksesi matet fillimisht me atë nëse afganët mund të jetojnë në paqe dhe nëse mund të mundet terrori. Por ideja se një shoqëri tradicionale fisesh do të shndërrohej brenda 8 vjetësh në një demokraci shembullore, ishte një iluzion naiv.

Këlner Stadtanzeiger shkruan:

Problem nuk është vetëm që Karzai është jo vetëm në krye të një qeverie joefektive, sepse ajo është e korruptuar. Problem është edhe infliltrimi që i bën skeletit të brishtë të shtetit vëllai i tij, për të cilin amerikanët dyshojnë se është një nga ata që kanë në dorë fijet e tregtisë ndërkombëtare të drogave. Pasurimi i një elite të vogël në këtë vend të shkatërruar nga lufta nuk mund të mendohet pa kontributin e bashkësisë ndërkëmbotare. Nisur nga shpresat që kishte vënë te Hamid Karsai bashkësia ndërkombëtare i ka mbyllur shpesh sytë, kur Karsai farkëtonte aleanca të dyshimta për të siguruar pushtetin. (dpa/pp/aca)

  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCdI
  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCdI