1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shtojë presionin ndaj juntës birmaneze

Ka mbi një javë që regjimi birmanez i lë banorët vetëm me pasojat e shkaktuara prej katastrofës. Dhe ndërsa disa qindra-mijëra vetë luftojnë për të mbijetuar, regjimi sekuestron ndihmat.

default

Pamje nga shkatërrimet prej ciklonit në Birmani

Nisur nga kokëfortësia e juntës ushtarake në Birmani për të mos lejuar depërtimin e organizatave humanitare dhe të ndihmave ndërkombëtare në vend gazetat gjermane kërkojnë një presion më të madh nga bashkësia ndërkombëtare:

"Berliner Morgenpost" shkruan:

A nuk duhet që për shkak të katastrofës humanitare me përmasa biblike NATO-ja t'u kërcënohet me efektivitet pjesëtarëve të pështirshëm të juntës, në mënyrë që ata më në fund ta hapin aeroportin e Rangunit dhe të lejojnë hyrjen e ndihave humanitare që janë aq të domosdoshme? Ç'faj kanë birmanezët që nuk kanë mundësi të ofrojnë as resorte për "wellness" dhe as pllakata me gra sybajame që bëjnë reklamë për gatime me qumësht arre kokoje? Prej disa dekadash Birmania mbahet e mbërthyer në errësirë prej disa gjeneralësh të bindur të Pekinit dhe rasti i saj mund të krahasohet vetëm me Korenë e Veriut. Pikërisht për këtë birmanezët kanë të drejtë në bazë të konventës për të drejtat e njeriut të OKB-së që të jetojnë sikurse edhe afganët apo tibetianët. Në rast nevojë për këtë duhet përdorur edhe presioni ndërkombëtar.

Gazeta "Abendzeitung" që botohet në Mynih i akuzon pushtetarët e Birmanisë për gjenocid:

Ka mbi një javë që regjimi birmanez i lë banorët vetëm me pasojat e shkaktuara prej katastrofës. Dhe ndërsa disa qindra-mijëra vetë luftojnë për të mbijetuar, regjimi sekuestron ndihmat. Një veprim i tillë është gjenocid. Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë kjo gjendje është e pakuptueshme.

Ngjashëm shprehet edhe gazeta "Sonntag Express", që botohet në Këln vëren:

Eshtë e pabesueshme, por ndërsa qindra-mijëra vetë luftojnë për të mbijetuar juntës ushtarake nuk i shkon në mend gjë tjetër, vetëm se të zhvillojë një referendum për të çimentuar sundimin e vet të dhunshëm. E gjitha kjo shoqërohet me reklama të gëzuara televizive. Më cinike se kaq nuk bëhet. Junta po i lë njerëzit të vdesin dhe nuk lejon depërtimin e ndihmave ndërkombëtare. Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të bëhet më e ashpër, sepse ajo që po ndodh në Birmani për momentin është gjenocid i sanksionuar nga shteti. Ai që mbyll sytë në këtë rast bëhet bashkëfajtor.

  • Data 12.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyBz
  • Data 12.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyBz