1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bashkësia myslimane shqiptare në Gjermani dënon aktin

Bashkësia islame shqiptare në Gjermani dënon aktin e 21 vjeçarit, që vrau dje dy ushtarë amerikane dhe plagosi dy të tjerë. Ata mendojnë se akti i tij nuk ka lidhje me asnjë lloj feje, as me atë myslimane.

default

Xhamia shqiptare Mesxhidi-Aksa në Leverkuzen

Rexhep Sulejmani, imam në qendrën shqiptare myslimane në Shtutgart- Fojerbah dhe nënkryetar i Unionit të qendrave islame shqiptare në Gjermani tha për DW: "Ne i kemi dëgjuar njoftimet me shumë pikëllim, na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Ne mendojmë se një person i tillë, që ka bërë një vepër të tillë ka një nivel shumë të ulët dhe nuk ka asnjë lidhje me islamin, me fenë, me kombin apo me diçka tjetër."

Imam Sulejmani mendon se akti ka bërë një dëm shumë të madh qoftë në aspektin kombëtar qoftë në aspektin fetar. "Ne jemi në lidhje me bashkësinë fetare myslimane në Franfkurt, me dy imamët në Hanau dhe në Franfkurt, me siguri ai ka marrë frymëzime të tilla diku tjetër," thotë i bindur imami Rexhep Sulejmani.

Rexhep Sulejmani,Islamisches Zentrum für Albaner e.V, Stuttgart- Feuerbach

Rexhep Sulejmani, Qendra shqiptare myslimane Shtutgart Fojerbah

Ne nuk e njohim atë djalë

I të njëjtit mendim është edhe Ahmed Kajosevic, sheik në komunitetin mysliman shqiptaro -boshnjak në Frankfurt: "Unë nuk e njoh atë djalë, as në xhami nuk ka ardhur ndonjëherë. Ai s'ka shkuar në xhami, edhe në ka shkuar, ka shkuar me siguri në ndonjë radikale, nuk ka shkuar në xhami normale. Po kam frikë se nuk ka shkuar kërkund ai".

Sheiku Kajosevic, shton se nuk ka dëshirë për të folur për këto çështje sepse: "Për me thënë diçka duhet me dit çka është puna e tij, cili ka qenë shkaku, a është i marrë, ka ndodh diçka, apo çfarë. Ne nuk mund të flasim për një gjë që nuk e dimë. Ajo që ka bërë është gabim, nuk bëhet në këtë mënyrë edhe me pat probleme."

Dëmi shumë i madh

Ai mendon se ky akt sigurisht e dëmton bashkësinë myslimane në Gjermani. Këtë e përforcon edhe imami Sulejmani. "Dëmi është shumë i madh".

Të dy klerikët theksojnë se nuk kanë parë tendenca radikalizimi, as nga predikuesit as nga praktikuesit. Por duket se tema diskutohet nga pjesëtarët e komunitetit mysliman. "Pasi kryem faljen e namazit të drekës me një shok isha duke biseduar dhe ne shtrojmë po ashtu pyetjen si ka mundësi që një person që ka lindur këtu, është rritur këtu, është edukuar këtu të marri një vendim të tillë? - shtron pyetjen imami i bashkësisë myslimane shqiptare në Shtutgart.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani

  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10T5c
  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10T5c