1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bashkëshortja e Badauit i kërkon ndihmë politikës

Ensaf Haidar shpreson ndihmë nga Gjermania për burrin e saj të burgosur, blogerin saudit, Raif Badaui. Në një panel diskutimi të DW ajo kërkoi heqjen e dënimit me torturë dhe lirimin e bashkëshortit të saj.

Burri i saj öshtö ende i burgosur në Arabinë Saudite nö pritje tö rrahjes tjetër me kamxhik. Të premten Raif Badaui do të goditet përsëri 50 herë. Rreth 10.000 kilometra larg bashkëshortja e tij Ensaf Haidar lufton për lirimin e blogerit të burgosur.

Raif Badawi është burgosur në Arabinë Saudite në vitin 2012

Raif Badawi është burgosur në Arabinë Saudite në vitin 2012

Nga mërgimi në Kanada ajo i është lutur edhe qeverisë gjemane që ta mbështesë. "Unë i bëj apel asaj dhe shpresoj që të mos më lërë në baltë", thotë Haidar në emisionon e DW "Shabab Talk". "Sepse burri im ka thënë vetëm mendimin e tij. Ai është një njeri i paqësor."

Demonstratë në Berlin

Pas arrestimit të tij në vitin 2012 Haidar iku së bashku me tre fëmijët nga Arabia Saudite në Kanada. Badaui u dënua me dhjetë vjet burg dhe me gjithsej 1000 të rrahura me shkop për gjoja "fyerje të Islamit" në faqen e tij të internetit "Liberalët sauditë".

Të premten e kaluar Arabia Saudite e ndaloi torturën për një javë. Për "arsye mjekësore" drejtësia e shtyu rrahjen e Badauit. Plagët e tij nga 50 goditjet e para nuk janë shëruar akoma, tha një jek i burgut. Edhe organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, angazhohet për Badauin. Të enjten Amnesty do të demosntrojë në Berlin përsëri para ambasadës së Arabisë Saudite për lirimin e tij.

Tre fëmijë presin babain

"Raif nuk është vrasës, as përdhunues, ai nuk mban armë. Arma e tij është pena", tha Haidar Ensaf për DW. E pyetur se çfarë do t'i thotë mbretit saudit Abdullah, ajo tha: "Unë do t'i lutesha mbretit të lirojë menjëherë Raifin." Ajo tah se vendimi kundër burrit të saj ështe i padrejtë dhe duhet të revokohet. "Kush nuk është dakord me atë, që ka shkruar Raifi, është i lirë të shkruajë diçka kundër", tha Haidar.

Demonstratë kundër rrahjes me kamxhik të blogerit Raif Badaui në Hagë.

Demonstratë kundër rrahjes me kamxhik të blogerit Raif Badaui në Hagë.

Edhe motra e blogerit 31-vjeçar, Samar Badaui, ishte në emisionin televiziv. Blogerö nga Algjeria, Egjipti dhe Palestina ishin lidhur me panelin e diskutimit dhe shprehën solidaritetin e tyre me Raif Badauin. Ensaf Haidar foli edhe për vuajtjen e fëmijëve tö tyre. "Ju mund ta imagjinoni, se si ndjehen fëmijët, kur dëgjojnë se babai i tyre rrihet publikisht para të gjithëve njerëzve". Shtatë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë vjeç janë tre fëmijët, që jetojnë me të në Kanada. "Ata duan të dinë, se si është i ati dhe kur do të vijë përsëri." Deri atëherë ajo do të vazhdojë të luftojë për lirimin e tij. "Unë dua të të ngre kudo zërin tim, në të gjithë botën. Dhe shpresoj, që e gjithë bota do të jetë në anën tonë."