1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bashkëpunim ndërkufitar kundër përmbytjeve

Angazhime të përbashkëta të Shqipërisë dhe Malit të Zi për të përaballuar situatën e krijuar në të dy anët e kufirit pas reshjeve të shumta dhe përmbytjeve

default

Shtëpi e rrethuar nga uji në fshatin Obot të Shkodrës

Në Ulqin u takuan Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujërave të Malit të Zi Simoviq dhe homologu i tij shqiptar Mediu. Ata të shoqëruar nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, pasi shqyrtuan hollësisht situatën e krijuar në të dy anët e kufirit pas reshjeve të shumta, prurjeve të lumenjve dhe Liqenit të Shkodres dhe përmbytjeve që janë prezente, propozuan masa konkrete për të tejkaluar situatën e krijuar.

Montenegro Ulcinj

Ulqini

Mediu: kemi hasur mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim

Ministri Farmir Mediu vlerësoi pozitivisht takimin dhe tha se tek pala malazeze kanë hasur një mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim në tejkalimin e situatës: "Ne sot ramë dakord që të ngremë një grup teknik, i cili do të shqyrtojë problemet e emergjencës, ballafaqimin e përbashkët me këto probleme, duke konsideruar te gjithë rrjedhën e lumit Buna, ndërhyrjen e përbashkët në problemet, që kemi në kushtet e emergjencës, por sidomos për të dalë në zgjidhje definitive, të cilat nuk mund të jenë të tilla, nëse nuk kemi një bashkëpunim reciprok."

Simovic: Situata të tilla kërkojnë angazhime të përbashkëta

Nga ana tjetër Ministri i Bujqësisë dhe Ujërave në Qeverinë e Malit të Zi Millutin Simoviq duke vlerësuar bashkëpunimin midis dy vendeve tha se situata të tilla kërkojnë angazhime të përbashkëta:

Buna Brücke Vorort der Stadt Shkodra Nordalbanien

Ura e Bunës në liqenin e Shkodrës

‘Kemi rënë dakord që grupet e ekspertëve mos të presin asnjë moment, por menjeherë të hartojnë platformën e veprimit të përbashkët, e cila do të jetë bazë për hartimin e planit, që do të ketë synim menjanimin e çdo pengese në Lumin Buna dhe të mundesojë rrjedhën normale, me qëllim të shmangjes së përmbytjeve, që janë shkaktuar në të dyja anët e kufirit."

Sipas dy ministrave platforma e hartuar nga ana e ekspertëve të të dyja vendeve duhet të jetë e gatshme para takimit të dy kryeministrave Gjukanoviq–Berisha, që pritet të realizohet me 13 dhjetor. Përndryshe në Mal të Zi ditëve të fundit është zgjeruar dukshëm harta e përmbytjeve dhe deri tani 11 qytete në jug dhe në veri te vendit janë prekur nga përmbytjet dhe dëmet vlerësohen tejet të mëdha.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNvE
  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNvE