1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Bashkëpunim në nivel të barabartë"

Në ditën e parë të samitit EU-Afrika në Lisbonë pati kritika të ashpra për gjendjen e të drejtave të njeriut në Simbabvë dhe disa vende të tjera.

default

Protesta kundër pjesëmarrjes së Mugabes

„Mirëupafshim Mugabe. Nuk kemi më nevojë për ty", këndonin disa nga demonstruesit nga Simbabve para pallatit të kongreseve, ku ishin mbledhur 80 krerët e shteteve dhe qeverive nga Evropa dhe Afrika për t'u këshilluar për një partneritet të ri. BE-ja e kishte ftuar presidentin 83 vjeçar Robert Mugabe në samitin e dytë të këtij lloji që nga viti 2000. Në shenjë proteste ndaj pranisë së Mugabes në tryezën e bisedimeve mungonte kryeministri britanik, Gordon Broun (Brown). Ndryshe nga ky, kancelarja gjermane Angela Merkel, jo vetëm që mori pjesë në samit, por nuk i kurseu edhe fjalët kritike për shkeljet e të drejtave të njeriut në Simbabve dhe politikën ekonomike, që ka zhytur në varfëri me miliona njerëz.

„Koha nuk pret, gjendja ekonomike sa vjen e keqësohet. Ndoshta ky (samit) është një ndihmesë e vogël për t'i përshpejtuar ndryshimet", tha kancelarja gjermane. Merkel kujtoi se reformat kanë sukses të qendrueshëm vetëm me qeverisje të mirë. Merkel tha se vende si Ruanda, Afrika e Jugut, Kenia dhe Gana e kanë pranuar monitorimin nga qeveritë e tjera, gjë që ka bërë që ato të ecin përpara.

Presidenti i Ganës, i cili aktualisht është edhe kryetar i Unionit Afrikan megjithatë është i mendimit se ka ardhur koha që Afrika dhe BE-ja të bashkëpunojnë si partner të barabartë: „Evropa ka nevojë për Afrikësn, ashtu si edhe Afrika Evropën, tha Koufur. Prandaj edhe strategjia e përbashkët Afrikë-BE, e cila krijon kornizën për një fazë të re në bashkëpunimin e dy kontinenteve, është e mirëseardhur dhe bashkëkohore. Ajo duhet të kurorëzohet në një transformim historik të marrëdhënieve."


Të djelën 80 delegacionet nga Afrika dhe Evropa do të bisedojnë për planveprimin e realizimit të partneritetit. Një samit tjetër mbas tre vjetësh do të shqyrtojë arritjet. Grupet e të drejtave të njeriut u ankuan që në samit u fol vetëm për gjendjen në Simbabve  dhe u lanë mënjanë krizat humanitare në Darfur dhe Somali.

  • Data 08.12.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZF7
  • Data 08.12.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZF7