1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe ndihmë për refugjatët

Samit i Bashkimit Evropian dhe Pakistanit në Bruksel

default

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari para mediave pas samitit BE- Pakistan

Sot pasdite nis punimet takimi i nivelit të lartë të BE-së me kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare. Por Bashkimi Evropian ka zhvilluar një ditë më parë për herë të parë një samit të përbashkët me Pakistanin. Në qendër të takimit qëndronte problemi i marrëdhënieve tregtare dhe lufta kundër terrorizmit.

Ky është samiti i parë i vetëm mes Pakistanit dhe Bashkimit Evropian. Samiti u bë për shkak se Pakistani është një vend strategjik vendimtar në luftën kundër islamistëve militantë, para së gjithash në vendin fqinj, Afganistanin. Por po ashtu Pakistani vetë është një vend në rrezik. Në veriperëndim të vendit talibanët dhe forcat pakistaneze të sigurimit zhvillojnë luftime të ashpra. BE është i shqetësuar për stabilitetin e brendshëm të Pakistanit.

Presidenti i Komisionit të BE-së Zhoze Manuel Barroso e lëvdoi Presidentin Asif Ali Zardari:

"Ne jemi impresionuar për angazhimin e tij, jo vetëm për angazhimin që Pakistani të bëhet një vend demokratik, përkundrazi edhe për përpjekjet e tij, për të gjitha çfarë po bën që të shmangë që Pakistani të bëhet një burim për konflikte dhe terrorizëm në pjesë të tjera të botës”.

Pakistan Mardan Flüchtlingslager

Kamp refugjatësh në Mardan

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për ndihmat e BE-së, një pjesë e të cilave do të shkojnë direkt në mbështetjen e policisë dhe ushtrisë pakistaneze. Por përveç kësaj Brukseli do të ndihmojë edhe qindra mijëra civilë, të cilët janë larguar para së gjithash nga zonat, ku po zhvillohen luftime, veçanërisht në luginën Svat.

Vetëm për këtë Bashkimi Evropian ka premtuar më shumë se 100 milionë euro. Zardari në fjalën e tij përmendi edhe vrasjen e gruas së tij para një gjysmë viti:

"Në emër të popullit pakistanez, në emër të demokracisë dhe në emër të gruas time të vdekur Benazir Bhutto, martire e demokracisë, unë falenderoj BE-në, falenderoj botën për pjesëmarrjen e saj, për mbështetjen e saj për demokraci dhe për luftën, të cilën udhëheq Pakistani në Pakistan”.

Pakistan geht gegen den Taliban vor

Pakistani kundër talibanëve

BE-ja i ka bërë të qartë po ashtu Presidentit Zardari se çfarë kërkon nga ai. Komisarja për Politikë të Jashtme në BE, Benita Ferrero-Waldner tha:

"Si shpërblim ne duam që Pakistani ta marrë shumë seriozisht luftën kundër terrorizmit. Por kjo kërkon që ai të veprojë më shumë në frontin e tij në vend. Kjo do të thotë që udhëheqja e qeverisë të punojë për të gjitha çështjet që ne të bashkëpunojmë me qeverinë në fushën e arsimit. Unë mendoj se kjo duhet marrë seriozisht ”.

Zardari kishte deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Bruksel se ai ka nevojë për marrëdhënie tregtare, jo për ndihma. BE dëshiron të zgjerojë tregtinë dypalëshe dhe mendon si synim të largët një shkëmbim mallrash pa doganë. Por lëshime të shpejta në çështjen e doganave BE nuk do të bëjë. Megjithatë ai angazhohet për një tregti mes Pakistanit dhe vendeve të tij fqinjë, para së gjithash me Indinë.

Pakistani dhe India, të dyja fuqi atomike, qysh prej themelimit të tyre në vitin 1947 kanë marrëdhënie të tendosura. Ato kanë zhvilluar disa luftëra kundër njëri-tjetrit dhe nuk kanë besim tek njëri-tjetri. Për mjaft shkëmbime mes tyre duhet bërë një marrëveshje për shtendosje në rajon.

  • Data 18.06.2009
  • Autor Christoph Hasselbach/Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISiN
  • Data 18.06.2009
  • Autor Christoph Hasselbach/Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISiN