1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bashkëpunim më i ngushtë NATO - BE

John Kerry u premton aleatëve të NATO-s, se SHBA-ja do të jetë një aleat i besueshëm edhe nën drejtimin e presidentit Donald Trump.

Manovrat paralele, shkëmbim më i fortë informacioni dhe koordinim i ngushtë në rastet e sulmeve të hakerëve dhe krizave: NATO dhe BE-ja do të bashkëpunojnë më të ngushtë. Ministrat e jashtëm të NATO-s miratuan rreth 40 projekte për mbështetjen e ndërsjellë mes tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e sheh këtë si një element të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Evropës dhe SHBA-së.

Stoltenberg e quajti marrëveshjen si një "moment historik" në bashkëpunimin dypalësh. Kjo marrëveshje për të cilën u ra dakord në parim në korrik në samitin e NATO-s në Varshavë ngrihet mbi një bashkëpunim "shumë konkret dhe pragmatik". Në të njëjtën kohë "lidhjet e forta ndërmjet NATO-s dhe BE-së" dhe "i afrojnë Amerikën e Veriut dhe Evropën edhe më tej", tha Stoltenberg.

Nato-Generalsekretär Jens Stoltenberg (Reuters/F. Lenoir)

Jens Stoltenberg

Bashkëpunim në fushën e kërcënimeve hibride dhe refugjatëve

Të dyja palët kanë për qëllim të bashkëpunojnë në një "Qendra Evropiane për Mbrojtjen e kërcënimeve hibride", e cila do të themelohet vitin e ardhshëm. Perëndimi e akuzon Rusinë se ka përdorur taktika të tilla në konfliktin në Ukrainë. Ato bazohen tek mashtrimi dhe turbullimi dhe jo tek përdorimi i mjeteve ushtarake konvencionale. Fjala është për përdorimin e mjeteve të propagandës dhe të dezinformimit si dhe për presion ekonomik dhe sulmeve të hakerëve dhe i njësive ushtarake që veprojnë në fshehtësi.

Po ashtu së bashku NATO dhe BE-ja duan të mbështesin vendet partnere periferike p.sh. në Lindjen e Mesme ose Afrikë për ndërtimin e strukturave të sigurisë. NATO-ja po e mbështet BE-në në krizën e refugjatëve. Në Detin Egje patrullon një mision detare i NATO-s që mbikqyr situatën në bregdetin turk.

Belgien Nato-Außenministertreffen Kerry mit Stoltenberg (Reuters/Y. Herman)

Jens Stoltenberg dhe John Kerry

Trumpi dhe raporti me Rusinë

Marrëdhënia me Rusinë ishte tema e dytë e madhe në takim. Stoltenberg tha se ndaj Moskës do të vazhdojë të ndiqet një "qasje me dy shina": NATO-ja do të vazhdojë nga njëra anë të tregojë forcën dhe aftësinë e saj për mbrojtje kolektive, por do të vazhdojë t'i mbajë të hapura kanalet për dialog me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u premtoi aleatëve të NATO-s, se vendi i tij do të jetë një aleat i besueshëm edhe nën drejtimin e presidentit Donald Trump.  "Ndryshimi i qeverisë në Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojë faktin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të patundura ndaj idealeve dhe angazhimeve kundrejt NATO-s," tha ai.