1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bashkëpunim më i ngushtë mes universiteteve gjermane dhe atyre shqiptare

Intervistë me prof. dr. Andonaq Londo, kryetar i shoqatës së ish-Bursistëve të DAAD-së dhe dekan i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik në Tiranë.

default

Universiteti i Tiranës

DW: Profesor Londo, gjatë vitit 2008 cili ka qënë angazhimi i shoqatës tuaj?

Londo: Gjatë vitit 2008 shoqata jonë e ish-bursistëve të DAAD-së zhvilloi disa veprimtari. Qoftë në shkëmbimin e studentëve e pedagogëve nga Shqipëria në Gjermani e anasjelltas, si dhe për përhapjen e perfeksionimin e gjuhës gjermane nga të gjitha të interesuarit. Mund të përmend p.sh, shkëmbimin që ka patur me studentët e Universitetit Politeknik, të Universitetit të Tiranës, të atij Bujqësor nga Shqipëria të cilat kanë dashur të kryejnë mastër të nivelit të dytë, doktoraturë etj. në Universitet partnere të Siegen-it, Freiburgut, Jenës, Shtutgart-it, Berlinit etj. Ky partneritet që mbështetet nga DAAD-ja, Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman, është i vendosr prej kohësh nga pedagogët dhe departamentet përkatëse, për t'i hapur rrugë bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Logo DAAD

DAAD

DW: Konkretisht profesor në çfarë degësh shtrihet kjo lidhje?

Londo: Konkretisht, nëse do të flasim për Universitetin Politeknik në Tiranë, do të përmend degën e inxhinerisë mekanike e elektronike. Departamenti i informatikës në këtë univeristet ka lidhje të ngushta me Universitetin e e Freiburg-ut, ku studentët shqiptarë bëjnë praktika mësimore ose studime të plota. Gjithashtu dega energjitike e fakultetit te inxhinierisë mekanike në Tiranë ka bashkëpunim me degën respektive në Universitetin e Siegen-it. Studentë nga Shqipëria, të degës ekonomike janë për studime të plota ose të pjesshme në universitetin e Bamberg-ut, sikundër dhe ata gjermanë ndjekin kurset e leksioneve e seminareve në Tiranë. Sa i takon Universitetit Bujqësor në Kamëz relatat janë me universitetin e Shtutgart-it dhe të Giessen-it, për kryerjen e masterave ose të doktoraturës.


DW: Po për vitin 2009 cili do të jetë fokusi kryesor i bashkëpunimit mes universiteteve shqiptare e atyre gjermane?

Londo: Për 2009-n kemi më shumë në fokus ardhjet e pedagogëve dhe akademikëve nga universitetet e institucionet gjermane në Shqipëri. Kjo ka shumë vlerë, pasi ardhja e profesorëve nga Gjermania në Tiranë, bën që të përfitojnë një numër më i madh studentësh dhe pedagogësh shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në Gjermani. Kjo ndihmon dhe në përgatitjen dhe kualifikimin cilësor të asistentëve të rinj, që do të qëndrojnë pranë profesorëve gjermane. Duke qënë konkret po përmend vizitën që do të bëjnë në Shqipëri dy profesorë mjaft të njohur nga Gjermania, nga Universiteti i Siegen-it në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Ata do të angazhohen në mënyrë të plotë në mësimdhënien e lëndës deri në marrjen në provim të studentëve. Pra profesorët gjermanë do të jenë pjesë e stafit me kontratë të rregullt. Po kështu do të operohet dhe në fakultete e degë të tjera, si në Univresitetin e Tiranës, në Universitetin Bujqësor etj.

  • Data 31.12.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GPrE
  • Data 31.12.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GPrE