1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bashkëpunim më i ngushtë mes NATO-s dhe Gjeorgjisë

Vendimi për krijimin e komisionit NATO-Gjeorgji u morr si rjedhojë e luftës në Kaukaz pas ndërhyrjes së trupave ruse në Gjeorgji. Ky ishte takimi i parë i ambasadorëve të NATO-s në kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer në Tbilisi, Gjeorgji, 15 shtator 2008.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer në Tbilisi, Gjeorgji, 15 shtator 2008.

Në Tbilis u fol shumë për një moment historik dhe për një gur themeli. Qeveria gjeorgjiane dhe Këshilli i NATO-s demonstruan unanimitet, kuptohet kjo edhe në adresë të Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe zSekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe zëdhënsësi i Parlamentit gjeorgjian, David Bakradze

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe zSekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe zëdhënsësi i Parlamentit gjeorgjian, David Bakradze

Qysh në përshëndetjen e tij ndaj ambasadorëve të NATO-s dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer, presidenti Mikail Shakashvili theksoi: "Ardhja juaj është për popullin gjeorgjian një mesazh i rëndësishëm. Eshtë një sinjal edhe ndaj botës, se Gjeorgjia ka miq dhe aleatë."

Edhe Sekretari i Përgjithshëm bëri të qartë, se Këshilli i NATO-s ka ardhur në Gjeorgji për të parë, se ku dhe si mund ta forocjë këtë vend. Unanimitet u shpreh edhe në kritikat ndaj Rusisë. Ndërsa Shakashvili akuzoi sërish Rusinë, që prej vitesh e muajsh e ka provokuar luftën, Sekretari i Përgjithhsëm i aleancës deklaroi: "Pozicioni i NATO-s ka qenë dhe është i qartë: Aksioni ushtarak i Rusisë ishte disproporcional. Rusia duhet të kujdeset tani, që të përmbushet plani gjashtë pikësh. NATO e ka mbështetur këtë plan qysh në fillim dhe vazhdon t´i përmbahet atij."

Presidenti gjeorgjian Mihail Sakashvili, duke folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer

Presidenti gjeorgjian Mihail Sakashvili, duke folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer

Por edhe Gjeorgjia ka detyrimin e saj. Ndonëse NATO shprehet e gatshme, që në dhjetor sërish të diskutojë për pranimin e Gjeorgjisë në plan aksionin e aleancës, si shkalla e parafundit e antarësimit, për këtë duhet që ky vend të përmbushë disa kushte: "Pavarësisht nga situata e vështirë, Gjeorgjia duhet të vazhdojë procesin e demokratizimit. Pranimi i këtyre vlerave është kërkesa elementare, në rast se Gjeorgjia do ta ndjekë rrugën për në NATO."

Komisioni NATO-Gjeorgji duhet të ndihmojë duke shërbyer si një forum kontrolli dhe konsulence njëkohësisht. Nga njëra anë ky komision e mbështet qeverinë në Gjeorgji për t´i planifikuar dhe zbatuar reformat. Nga ana tjetër ai ushtron presion për respektimin e vendimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer në Tbilisi, Gjeorgji, 15 shtator 2008.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer në Tbilisi, Gjeorgji, 15 shtator 2008.

Por pikërisht këtë kritikon opozita gjeorgjiane. Sipas opozitës procesi i demokratizimit nën Shakashvilin ka mbetur në vend numëro. Gjatë muajve të fundit nuk ka pasur as zgjedhje të lira dhe as medie të lira. Udheheqësi i opozitës Levan Gatsheshilazhe kritikon: "Gjeorgjia ka nevojë përsëri për demokraci. Ne kemi nevojë për lirinë e mendimit dhe të shtypit, për zgjedhje të lira dhe gjykata të pavarura. Nëse me ndihmën e këtij takimi dhe me vendimet e tij do të arrihet të gjendet rruga në këtë drejtim, unë do ta vlerësoja shumë atë."

Opozita të martën (16.09) do t´i paraqesë ambasadorëve të NATO-s një panoramë tjetër nga ajo e presidentit mbi politikën e brendëshme.

  • Data 16.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJ54
  • Data 16.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJ54