1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunim shqiptaro- amerikan për zbardhjen e tregtisë abuzive të armëve mes Shqipërisë dhe Afganistanit

Ani Ruci, Tiranë25 Qershor 2008

Progresi që po marrin hetimet në SHBA , pas arrestimit të Efraim Diverolit, drejtuesit kompanisë amerikane AEY, mbi shit-blerjen e armëve kineze të Shqiperisë, ka sjelle një situate të re edhe në hetimet në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/EQjT
Pamje nga Tirana, ParlamentiFotografi: DW / Aida Cama

Prokurorja e Rpublikës, Iina Rama, tha se organi qendror i akuzës do të përdorë dëshminë e Diverolit pasi këtë ia ka kërkuar drejtesisë amerikane.


Nga ana tjeter bashkepunimi me Prokurorinë e SHBA pritet të jetë një garanci për një hetim transparent dhe të pavarur nga politika të aferës së shit-blerjes së armëve nga Shqipëria me destinacion Afganistanin, aferë kjo e lidhur ngushtë me tragjedinë e shpërthimit të municioneve stoqe sovjetiko kineze në Gërdec, 15 marsin e kaluar.

Explosion in der Waffenfabrik in Gerdec, Albanien
Gërdec, 18 mars 2008 pas shpërthimitFotografi: DW / Pandeli Pani


“ I jemi drejtuar organeve të drejtësisë amerikane jo vetem për të marrë dëshminë e Diverolit por edhe për një sërë provash që kjo drejtësi mund të na vërë në dispozicion edhe për cështjen e Gërdecit bashkë me pyetjet tona, për të cilat organi ynë i akuzës mendon se Diveroli duhet të japë shpjegime. Dëshmia e Diverolit është në funksion të pistës së tregëtisë së armëve me Afganistanin” tha Prokurorja e Republikës, Ina Rama para komisionit parlamentar të ligjeve


Por Kryeprokurorja Rama nuk i dha këtij komisioni asnjë hollësi për ecurinë e deritanishme të hetimve që po zhvillohen në Tiranë pasi kjo theksoi ajo” do të dëmtontë hetimeyt e mëtejshme.”.


Hetimet në SHBA për tregëtine abuzive të armëve, që Shqipëria bëri me Afganistanin, në vitet 2005 - 2007, përmes kompanisë amerikane AEY, ka ndezur luftën politike të ditës. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Berisha dhe më pas hetimin e tij për rolin në këtë aferë. “ Të zhvillohet një process transparent hetimi dhe gjykimi dhe të gjithë përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Ky process fillon me dorëheqjen e Sali Berishës nga posti i kryeministrit dhe me heqjen eimunitetit të tij për tu vënë në dispozicion të drejtësisë.” tha Ilir Meta, kryetar i Lëvizjës Socialiste për Integrim, LSI, pjesë e opozitës së majtë në Shqipëri


Kryeministri Berisha ka mohuar me këmbënguljë që nga ngjarja tragjike e 15 marsit të kaluar që të ketë patur dijeni për cfarë ndodhte në fabrikën e demontimit të armëve stoqe në Gërdec dhe si rrjedhim edhe të ripaketimit të fishekëve kinezë dhe shitjes së tyre në Afganistan. Legjislacioni i SHBA ndalon blerjen e armëve nga Kina , që pas shtypjes së përgjakshme të demostratëve në Pekin, në sheshin Tien –Mien.