1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Basha për strukturat paralele në Kosovë: "Pozim i shëmtuar i qarqeve të caktuara në Beograd"

Për herë të parë pas formimit të ashtuquajturit Kuvend të ri të serbëve në Kosovë reagon dhe Tirana zyrtare.

Në foto drejtuesi i programit shqipt të DW-së, Fabian Schmidt duke intervistuar ministrin e jashtëm shqiptar, Lulzim Basha

Në foto drejtuesi i programit shqipt të DW-së, Fabian Schmidt duke intervistuar ministrin e jashtëm shqiptar, Lulzim Basha

Për ministrin e jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha strukturat paralele serbe ne territorin e Kosovës kanë marrë tashmë një përgjigje të qartë si nga Brukseli ashtu dhe nga Nju Jorku.

Ai ë përshkroi Kuvendin e ri të serbëve si "pa kurrëfarë legjitimiteti", dhe në thelb ato janë një "pozim i shëmtuar i qarqeve të caktuara në Beograd, një tallje e Beogradit me vetevetn dhe me serbët në Kosovë". Serbët e Kosovës , sipas Bashës e kanë të ardhmen e tyre në Kosovë, "si një minoritet, i cili në bazë të paketës Ahtisari gëzon të drejtat më të mëdha historikisht të njohura ndonjëherë në rajonin tonë apo më gjerë".

Duke folur për zhvillimet aktuale në Kosovë, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha deklaroi të hënën në mesditë se e ardhmja europiane e saj, ashtu si dhe e ardhmja e Serbisë dhe e gjithë rajonit, do të jetë më e sigurtë "kur fqinjët të adaptojnë qëndrime të bazuara në respektin reciprok ndaj njeri tjetrit , ndaj integritetit te njeri tjetrit dhe të bashkëpunojnë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta të integrimit europian të gjithë vendeve të rajonit tonë përfshi Kosovën dhe Serbinë".

Këto komente shefi i diplomacisë së Shqipërisë i bëri pas takimit që zhvilloi të hënën në mesditë në Tiranë me homologun rumun Comanescu. Zhvillimet në rajon si dhe situata në Kosovë ishin dy prej cështjeve kryesore për të cilat kanë diskutuar gjatë takimit mes tyre Basha e Comansecu.





  • Data 30.06.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ETRj
  • Data 30.06.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ETRj