1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Basha: Ka vend për optimizëm

Intervistë me ministrin shqiptar të punëve të jashtme, Lulzim Basha në prag të takimit të ministrave të jashtëm të Nato-s të enjten, 6 mars 2008, në Bruksel

Tiranë, Shqipëri

Tiranë, Shqipëri

Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të Nato/s, të enjten në Bruksel, ministri i jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha, ka përforcuar dëshirën e Shqipërisë për të marrë ftesën e antarësimit në samitin e Bukureshtit, 2-4 prill 2008. Gjatë një fjalimi të mbajtur të mërkurën në mbrëmje në një konference për zgjerimin e Natos të fondacionit Konrad Adenauer në Berlin, ai numëroi edhe një herë arritjet e Shqipërisë në kuadër të integrimit euroatlantik.

DW: Zoti ministër, a e mbështet Gjermania ftesën e Natos ndaj Shqipërisë qysh në samitin e Bukureshtit?

Basha: Siç e kemi ndjekur edhe nga rezultati i konferencës, por edhe nga kontaktet e mia me autoritetet gjermane, mendoj se ka vend për të qenë optimist, sa i përket perspektivës për të marrë ftesën në samitin e Bukureshtit. Sigurisht, toni i aleatëve mbetet i njëjtë: vlerësim për reformat e bëra, për arritjet e shënuara dhe inkurajim për t’i vazhduar ato më tej, deri në momentin e samitit të Bukureshtit dhe përtej atij momenti.

DW: Ka rrezik që Shqipëria të bëhet pre e bllokimit të Maqedonisë nga ana e Greqisë?

Basha: Ne shpresojmë që të trija vendet të ftohen për të marrë ftesën për t’u antarësuar në Nato dhe në këtë kontekst shpresojmë që çështja në fjalë të zgjidhet në kontekstin dypalësh sigurisht me përpjekjet e vazhdueshme edhe të përfaqësuesit ndërkombëtar. Por mendojmë që stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm dhe në këtë kuadër antarësimit të tre vendeve do të sillte një kontribut të mëtejshëm në forcimin e këtij stabiliteti, veçanërisht pas pavarësimit të Kosovës, e cila ka sjellë një dinamikë të re në rajon, dinamikë, e cila mund të shfrytëzohet shumë mirë për ta futur rajonin plotësisht në rrjedhën e integrimit europian dhe euroatlantik.

DW: Parashikoni tensionim të gjendjes në rast se Shqipëria nuk ftohet në samitin e Bukureshtit?

Basha: Mendoj se ftesa për Shqipërinë, por edhe për dy vendet e tjera, e cila sigurisht do të jetë në bazë të performancës individuale të secilit vend, do të forconte shumë stabilitetin dhe do të zgjeronte dukshëm zonën e sigurisë në Europën Juglindore. Mendoj se në këtë moment vlerësimet tona bashkohen me vlerësimet e aleatëve dhe shpresojmë që kjo të konkretizohet në samitin e Bukureshtit.

DW: Cilat janë vendet që mund të dilnin kundër ftesës për Shqipërinë në samitin e Bukureshtit?

Basha: Sigurisht që ky është një proces i vazhdueshëm lobingu, por deri tani asnjë vend nuk është shprehur kundër antarësimit të Shqipërisë dhe nuk është ngritur asnjë flamur i kuq për çështje të pa zgjidhura.

  • Data 06.03.2008
  • Autor Anila Shuka/Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJQV
  • Data 06.03.2008
  • Autor Anila Shuka/Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJQV