1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bartels: "Nuk duhet që për hir të nxjerrjes së qymyrit të vdesin njerëz!"

Marcus Lütticke / Pandeli Pani15 Maj 2014

Pas aksidentit të rëndë në një minierë në Turqi, po shtohen kritika për standardet e sigurisë jo vetëm në minierat turke, por edhe në mjaft vende të botës.

https://p.dw.com/p/1BzkO
Fotografi: Reuters

Prej aksidentit në një minierë në Soma në Turqi humbën jetën më shumë se 200 minatorë. Arsyeja thuhet se është një shpërthim i pajisjeve elektrike nëntokë. Në fakt në miniera ekziston gjithmonë rreziku i shpërthimit të pajisjeve elektrike nëntokësore, prandaj duhet merren vazhdimisht masa për mbrojtjen e tyre, thotë dr. Ralf Bartels, drejtor i Departamentit të Minierave pranë sidikatës së të punësuarve në sektorin e minierave, të energjisë dhe të industrisë kimike IG PES. Në rast se kemi shpërthim të tyre në galeri bëhet i pamundur furnizimi me oksigjen, po ashtu shkaterrimet prej zjarrit mund të jenë të tilla që të ndërpriten edhe lidhjet kabllore të telefonit.

Ralf Bartels
Ralf BartelsFotografi: IG BCE

Si rregull nëpër galeritë e minierave duhet të ketë vende të mbrojtura, ku mund të strehohen minatorët në raste avarish, por Ralf Bartels thotë se nuk e di me saktësi nëse në Soma të Turqisë kishte vende të tilla dhe për këtë kolegët turq të sindikatës po e shtrojnë pyetjen e masave të sigurisë në miniera deri në parlament. Sipas Bartels "standardet e sigurisë në minierat në Turqi janë mjaft larg stadardeve të sigurisë në minierat e qymyrit në Gjermani dhe standardeve që sindikata e minierave kërkon për të gjithë botën. Industria turke e minierave ka për fat të keq mjaft mangësi në fushën e sigurisë."

Sindikata IG PES ka ofruar ndihmë për sqarimin e shkaqeve të aksidentit në Turqi. Përveç kësaj kjo sindikatë do që në bashkëpunim me sidikatën turke të merret edhe me çështjen e pajsijeve të sigurisë në miniera dhe të trainimit të minatorëve për masat e sigurisë.

Türkei Explosion in Bergwerk Proteste Hände
Fotografi: OZAN KOSE/AFP/Getty Images

Masa për sigurinë jo vetëpm tabela përkujtimore

Produktiviteti dhe siguria janë anë të së njëjtës medalie dhe nuk duhet që për hir të nxjerrjes së qymyrit të vdesin njerëz, thekson Ralf Bartels, drejtor i Departamentit të Minierave pranë sidikatës së të punësuarve në sektorin e minierave, të energjisë dhe të industrisë kimike IG PES. Ai kujton se pas fatkeqësisë në vitin 1002 një minierë në Zonguldak, që ka qenë deri tani më të madhja në një minierë turke, ai gjatë një vizite atje pa një pllakë të madhe përkujtimore ku ishin shënuar emrat e të gjithë minatorëve të vdekur. Por sipas mendimit të tij përkujtimi i tëvdekurve nuk shoqërohet me masa të mjaftueshme parandaluese që në të ardhmen të mos ndodhin aksidente të tilla.