1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Barroso: "Të notojmë së bashku apo të fundosemi të ndarë"

Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso ka hapur frontin me qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së. Në fjalimin e tij të parë për "Gjendjen në BE", ai përmendi shumë gjëra që mund të shkaktojnë konflikte.

default

Barroso: ku jemi dhe ku po shkojmë?

Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, ka hapur frontin me qeveritë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në fjalimin e tij të parë për "Gjendjen në BE", të martën (7.9.) ai foli për shumë gjëra, që mund të shkaktojnë konflikte.

Fjalimi i parë i një presidenti të Komisionit Evropian për gjendjen në BE iu kushtua të tashmes dhe së ardhmes. Barroso e sheh gjendjen edhe më tej të rënduar nga kriza ekonomike dhe financiare, e cila ka shkaktuar vitet e fundit probleme të mëdha. Ekonomia evropiane ka nevojë për ndryshime. Ajo duhet të jetë më ekologjike, më sociale, më e qendrueshme dhe e aftë për konkurrencë. Vendimtare për këtë është një angazhim i përbashkët, thotë Barroso.

Paralajmërimet e Barrosos

Jose Barrosso EU Kommission Straßburg Frankreich Abgeordnete Zuhörer

Parlamenti Evropian ndjek fjalimin e Barrosos

Ky është momenti, kur shihet e vërteta evropiane. Evropa duhet të tregojë se paraqet më shumë sesa 27 zgjidhje të ndryshme kombëtare. Ose do të notojmë së bashku, ose do të fundosemi të ndarë. Ne mund të kemi sukses, vetëm në qoftë se mendojmë në mënyrë evropiane, pavarësisht se si veprojmë në nivelin kombëtar, rajonal, apo lokal", theksoi Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian theksoi nevojën që BE-ja të ketë edhe tatimet e veta dhe të mos varet prej buxheteve të shteteve anëtare. Por shumica e vendeve antare janë kategorikisht kundër. Duartrokitje gjatë fjalimit gjysëmorësh të Barrosos u dëgjuan shumë rrallë. Për herë të parë, kur në mënyrë indirekte kundërshtoi dëbimin e romëve nga Franca.

„Secili në Evropë duhet t'u përmbahet ligjeve. Qeveritë duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Racizmi dhe armiqësia ndaj të huajve, nuk kanë vend në Evropë. Kur bëhet fjalë për çështjet e këtilla kontestuese, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm. Prandaj me vendosmëri bëj thirrje që të mos i ringjallim shpirtërat nga e kaluara evopiane", nënvizoi Barroso. Por kritikat në Parlament ishin të zëshme, pikërisht për shkak të përmbajtjes së tepërme të Barrosos.

Mëkatarët kanë një emër

EU-Kommissionspräsident Jose Manuel Barroso in Brüssel

Schultz dhe Barroso: shiko ata francezët kanë një emër...

Martin Schulz, kryetar i grupit të deputetëve socialdemokratë, kritikoi presidentin e Komisionit për një qëndrim tepër të butë ndaj vendeve anëtare, edhe sa i përket çështjes së dëbimit të romëve.

„Këtu bëhet fjalë edhe për një qeveri, e cila për shkak të presioneve të brendshme politike, fillon një lloj gjahu kundër shtrigave dhe përndjek minoritetet. Kjo ka vetëm një emër, fjala është për qeverinë e presidentit francez Nicolas Sarkozy, kryeministrit Francois Fillon dhe ministrit të Brendshëm Brice Hortefeux. Unë do të dëshiroja që të kishin përmendur edhe emra konkret, që për ne do të ishte sinjal se Barroso ka nisur këtë luftë.“

Një vëmendje e posaçme iu kushtua edhe pjesës së fjalimit të Barrosos për rolin e Evropës në botë. Joseph Daul, kryetari grupit parlamentar të kristiandemokratëve, mendon se Barroso nuk ishte i bindshëm sa duhet.

„Si mund ta shpjegojmë mungesën tonë në negociatat mes Izraelit dhe palestinezëve, ndonëse jemi donatorët më të mëdhenj në këtë rajon?", pyeti ai.

Edhe pse fjalimi për gjendjen e BE-së do të duhej t'i ngjante fjalimit vjetor të presidentit amerikan Barack Obama, këto dy ngjarje kanë shumë pak të përbashkëta: fjalimin e presidentit të tyre e ndjekim përmes televizionit me miliona amerikanë, ndërsa atë të Barrosos vetëm europarlamentarët. Barroso kishte madje frikë se salla e fjalimit do të jetë e zbrazët. Kryetarët e grupeve parlamentare u detyruan të kërcënojnë me shkurtimin e meditjeve, për ata europarlamentarë, që mungojnë nga kjo seancë.

Autor: Christoph Hasselbach/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P6BK
  • Data 07.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P6BK