1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190512 G8 2 Griechenland

dw/bbc/ard/PP19 Maj 2012

Krerët e vendeve të G8 po diskutojnë në takimin e tyre të nivelit të lartë për krizën e borxheve të euros. Mikpritësi i samitit Obama u bëri thirrje evropianëve që të bëjnë më tepër për zhvillimin ekonomik.

https://p.dw.com/p/14yiM
Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) sitzt am Freitag (18.05.12) in Camp David (USA) beim Auftakt des G8-Gipfels zusammen mit dem Praesidenten des Europaeischen Rates, Herman Van Rompuy (von vorn Mitte, im Uhrzeigersinn), dem Praesidenten der Europaeischen Kommission, Jose Manuel Barroso, Japans Premierminister Yoshihiko Noda, Italiens Premierminister Mario Monti, Kanadas Premierminister Stephen Harper, Frankreichs Staatspraesidenten Francois Hollande, US-Praesident Barack Obama, Grossbritanniens Premierminister David Cameron und Russlands Premierminister Dmitri Medwedew an einem Verhandlungstisch. Unter Einfluss der europaeischen Schuldenkrise hat am Freitagabend (Ortszeit) in Camp David der G-8-Gipfel der fuehrenden Industriestaaten begonnen. (zu dapd-Text) Foto: Guido Bergmann/Bundesregierung/dapd
Takimi i G8 Camp DavidFotografi: dapd

Krerët e shteteve dhe të qeverive evropiane që marrin pjesë në takimin e G8 në SHBA iu desh të justifikohen për atë që një vend që kontribuon vetëm me rreth dy për qind të prodhimit ekonomik në zonën e euros, po e trondit vazhdimisht eurozonën dhe monedhën e përbashkët duke shkaktuar pasiguri në mbarë botën.

Nga ambientet ku po zhvillohet samiti i G8 përfaqësuesit e  BE-së dhe Krerët e shteteve dhe të qeverive evropiane u bënë thirrje liderëve të partive në Greqi që të respektojnë marrëveshjet me donatorët ndërkombëtarë.

US-Praesident Barack Obama (2.v.l.) winkt am Donnerstag (26.05.11) beim G8-Gipfel vor der Villa le Cercle in Deauville (Frankreich) zu den Zuschauern, waehrend er mit dem Praesidenten der Europaeischen Kommission, Jose Manuel Barroso (l.), Frankreichs Praesident Nicolas Sarkozy (M.), Japans Premierminister Naoto Kan (3.v.r.) und Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) zur ersten Arbeitssitzung geht. Schwerpunkte des zweitaegigen Treffens der Staats- und Regierungschefs der acht groessten Industriestaaten sind die Entwicklung des Internets, die Atomkatastrophe in Fukushima und die Lage in Nordafrika. Foto: Michael Gottschalk dpa
Fotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti i Komisionit të BE -së Jose Manuel Barroso tha: "Ne nuk kemi komentuar ndonjëherë një plan B. Ne jemi duke punuar për planin A - plani A do të thotë që Greqia do të vazhdojë të mbetet në zonën e euros dhe Greqia do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj"

Kjo deklaratë e presidentit të Komisionit të BE -së Jose Manuel Barroso kishte të bënte sidomos me një deklaratë të mëparshme të komisionerit të BE-së për të Çështjet Tregtare, belgut Karel De Gucht, e cila  kishte shkatuar irritime. Karel De Gucht kishte thënë se BE-ja ka edhe skenare në të cilat parashikohet dalja e Greqisë nga eurozona.

Ndërkohë mësohet se Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka pezulluar kontaktet e tij zyrtare me Athinën deri në zgjedhjet parlamentare. Ekspertët e FMN-së do të kthehen në Greqi vetëm pas 17 qershorit dhe nuk do të bashkëpunojnë me qeverinë kalimtare, bëri të ditur një zëdhënës në Uashington. Fondi Monetar është krahas BE-së paradhënësi më i rëndësishëm i vendit të zhytur thellë në borxhe. Në vitin 2010 FMN iu bashkua paketës së ndihmës për Greqinë me një kredi në vlerë 30 miliardë eurosh.