1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Barrikada të shumta në rrugën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Rivendosja në mars 2011 e dialogut Prishtinë Beograd u vlerësua në Bruksel si moment historik. Tani shanset për marrëveshje janë më të mëdha, por të gjitha çështjet në raportet e Serbisë dhe Kosovës kanë ngjyra politike

Udhëheqësja e delegacionit të Prishtinës Edita Tahiri

Udhëheqësja e delegacionit të Prishtinës Edita Tahiri

Qëllimi kryesor i Prishtinës dhe Beogradit në fillim të dialogut ishte zgjidhja e të ashtuquajturave çështje praktike, që do të lehtësonin jetën e qytetarëve dhe do të plotësonin standardet për integrim më të shpjetë në Bashkimin Evropian. Këtë rrugë e ndjekin të dyja palët - të paktën verbalisht.

Brenda katër muajsh u zhvilluan katër raunde bisedimesh. Ashtu edhe siç kishte përcaktuar ndërmjetësi Robert Cooper, që çdo muaj të mbahet një takim.

Kënaqësia e diplomatëve

Ndërmjetësuesi Robert Cooper

Ndërmjetëuesi Robert Cooper

Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit janë hapur çështjet si regjistrat civilë, kadastri, liria e lëvizjes, rrjeti i telekomunikacionit dhe furnizimit me energji elektrike, njohja e diplomave, tregtia, vulat në dogana... Për disa prej këtyre çështjeve u nënshkruan edhe marrëveshje konkrete. Diplomatët ishin të kënaqur.

Shefja e BE-së për politikë të Jashtme, Chaterine Ashton përshëndeti ecurinë e dialogut: "Marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, regjistrat civilë dhe njohjen e diplomave janë në interesin e të dy palëve. Ato nuk kërkojnë heqje dorë nga asgjë, ndërkohë që sjellin shumë dobi..."

Por në vend të vazhdimit të dialogut dhe nënshkrimit të marrëveshjeve, Kosova u përball me një valë të re dhune, që tronditi shumë qarqe evropiane.

Problemi me vulat

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq

Problemi më i madh deri tani është përdorimi i vulave kosovare në dogana me Serbinë, sepse Beogradi nuk është i gatshëm të pranojë asnjë marrëveshje, që do të nënkuptonte njohjen direkte, apo inderekte të shtetit të Kosovës. Këtë e ka thënë presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe së fundi edhe ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, në seancën e KS të OKB-së. Këtë e ka nënvizuar disa herë edhe udhëheqësi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq. Mosnjohja e vulave të Republikës së Kosovës dhe futja në tema, ku arritja e marrëveshjeve do të thoshte njohje idirekte e shtetit të Kosovës ka bërë që pala serbe dy herë të shtyjë vazhdimin e dialogut.

Si kundërmasë ndaj ndalimit të importimit të mallrave kosovare me këto vula në Serbi, qeveria në Prishtinë vendosi masat e reciprocitetit dhe ndaloi futjen e mallrave serbe në Kosovë. Për të zbatuar këto masa ajo ka dërguar me 25 gusht në kufi edhe njësinë speciale policore. Serbët u përgjigjen me protesta të shumta, trazira, djegie të pikave kufitare dhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë u vra edhe polici Enver Zymberi.

Hyrjet ilegale të Stefanoviqit në Kosovë dhe kërcënimet e qeverisë

Edhe vetö kryesuesi i delegacionit serb në bisedime, Borislav (Borko) Stefanoviq ishte tërë kohën i përzier në këto zhvillime. Ai disa herë është futur në Kosovë madje përmes "rrugëve alternative", siç i quante vetö, pas ndalimit të hyrjes legale. Udhëheqësja e delegacionit të Prishtinës Edita Tahiri dhe qeveria në Prishtinë kërcënonin se për "shkak të shkeljes ilegale" të territorit kosovar, do të shqyrtojnë edhe mundësinë e bojkotimit të takimeve me Stefanoviqin. Por kjo nuk do të ndodhë.

Merkel kërkon vazhdimin e dialogut dhe heqjen e strukturave paralele serbe

Kryesuesi i delegacionit serb Borislav Stefanoviq dhe komandanti i Kforit, gjenerali Erhard Bühler

Kryesuesi i delegacionit serb Borislav Stefanoviq dhe komandanti i Kforit, gjenerali Erhard Bühler

Vazhdimin e dialogut e kanë kërkuar shumë diplomatë perëndimorë, ndër ta edhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Prishtinë dhe kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd. Ndërsa Brukseli ka kërkuar prej palëve që të jenë "shumë më fleksibël" dhe të heqin dorë nga retorika luftarake. Ndërmjetësi Cooper këtë javë ishte në Beograd dhe Prishtinë për të përgatitur vazhdimin me 2 shtator të dialogut: "Të dy palët duhet të mendojnë mirë. Do të takohemi në shtator dhe shpresoj se do të arrihen marrëveshjet të cilat janë afër. Shpresoj se në shtator do të shënojmë përparime të shpejta", deklaroi Cooper.

Në fakt Kosova është ende një vend, ku nuk lejohen deri në fund hetimet për krime, ku për secilën përpjekje arrestimi, apo vendosjeje të rendit dhe ligjit bllokohen rrugët, kur organet e shtetit nuk ushtrojnë pushtetin e tyre në mbarë territorin e vendit.

E mira është që palët sërish do të ulen pranë tavolinës së bisedimeve. Por tema mö e vështirë mbetet sërish ajo e njëjta: njohja e vulave në dogana. Analistët thonë se pa zgjidhjen e këtij problemi nuk ka as shtendosje në kufi. Ndërkohë që atmosfera në takim me siguri që nuk mund të jetë "e relaksuar" si në katër muajt e parë.

Rëndësia e marrëveshjeve

Kancelarja Merkel me presidentin serb Tadic gjatë vizitës në Beograd

Kancelarja Merkel me presidentin serb Tadic gjatë vizitës në Beograd

Me marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit gjatë kohës së trazirave, komandati i KFOR-it gjenerali Erhard Bühler ka marrë përsipër që forcat ndërkombëtare të kontrollojnë kufirin deri më 15 shtator. Në një intervistë për Deutsche Wellen ai ka deklaruar se KFOR-i da ta bëjë këtë detyrë edhe më gjatë, nëse kërkohet prej tij. Por në interesin e Serbisë dhe Kosovës është qö problemi i vulave të hiqet nga rendi i ditës.

Me ndalimin e eksportimit të mallrave në Kosovë Serbia do të humbasë në vit rreth 300 milionë euro. Ndërsa Kosova duhet të gjejë rrugë alternative për furnizim. Analistët thonë se një situatë e tillë më së shumti ushqen nxitjen e korrupsionit dhe kontrabandës edhe ashtu tepër të lartë në veri të Kosovës.

Për Serbinë marrëveshjet janë shumë me rëndësi edhe për shkak të afrimit me BE-në, sepse Beogradi shpreson se deri në tetor do të dihet data e fillimit të negociatave për anëtarësim. Kjo nuk do të ndodhë pa zgjidhjen e problemeve me vendet fqinje, paralajmërohet nga Brukseli.

Autoritetet gjermane dhe evropiane kanë kërkuar që në rend dite së shpejti të jetë edhe heqja e strukturave paralele serbe në veri të Kosoës. Por Stefanoviq ka theksuar se - të paktën në këtë takim - nuk do të hapet kjo çështje.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica