1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Barcelona: "Nuk kemi frikë!"

Në Barcelonë u mbajt një demonstratë e madhe kundër terrorizmit. Pjësëmarrës ishte edhe mbreti por ai dhe kryeminstri nuk u pritën mirë.

Saray Gómez ka shumë punë. Pas pak ajo duhet të udhëheqë së bashku me organet e sigurisë demonstratën e madhe kundër terrorizmit. Gómez punon në një dyqan lulesh në afërsi të vendit ku me 17 gusht është kryer sulmi terrorist në Barcelonë. Makina me të cilën është kryer sulmi ka kaluar fare pranë saj. Këtu vijnë çdo ditë shumë njerëz për të shprehur keqardhjen e tyre. Kjo të jep guxim dhe fuqi për të vazhduar jetën."

Lule, qirinj, protesta

Të shtunën e gjithë Barcelona ishte në këmbë. Në shumë vende të improvizuara dolën vendasit por edhe turistët për të shprehur mllefin e tyre ndaj këtyre sulmeve, ku humbën jetën 15 persona u plagosën dhjetëra të tjerë. Demonstrata e madhe u mbajt nën moton "No tenim por" (Nuk kemi frikë). Mbi gjysmë milioni njerëz iu përgjigjën ftesës për protesta, ndër ta edhe Gerard Ferrer: "Ne duhet të jemi unik dhe të dëshmojmë se terrori nuk mund të na gjunjëzojë. Duhet të dëshmojmë se Barcelona mbetet edhe më tej një qytet i hapur botëror." Si shumë të tjerë, edhe 43-vjeçari mbanë në dorë lule dhe qirinj. Buzë rrugës vullnetarët shpërndajnë edhe pano me mbishkrime si ai: "Jo islamofobisë", apo "Felipe, ai që do paqë nuk shetë armë".

Mbreti në radhët e para

Ky ishte një mesazh i qartë ndaj mbretit spanjoll Felipe dhe qeverisë që të mos shesin armë në rajonet e prekura nga krzat. Mbreti dhe kryeministri Mariano Rajoy, së bashku me përfaqësuesit e partive, ishin në radhën e dytë të protestës. Mbreti dhe familja mbretërore nuk janë mysafirë tepër të dashur në Barcelonë. Pas çdo paraqitje të mbretit Felipe në ekranet e mëdha në qytet dëgjohen fishkëllima. "Ai që i shet armë Arabisë Saudite, financon edhe terrorizmit. Ndaj nuk ka çfarë të kërkojë në një demonstratë të këtillë", kritikon Serafí Olivares (46), i cili së bashku me gruan Alba he dy fëmijër ka ardhur në protesta nga Mataro, 30 kilometra më larg.

Kritika dëgjohen jo vetëm kundër mbretit por edhe kundër qeverisë në Madrid, e cila kundërshton përpjekjet e katalonjasve për pavarësi. Mijëra demonstrues mbajnë në duar edhe flamuj të Katalonjës, që është edhe simboli i pavarësisë. "Ne të gjithë kemi ndjenjën se ditët e fundit shteti spanjoll na ka lënë pas dore", thotë Jordi Duc.

Menjëherë pas atentatit ka shpërthyer debati për mungesë bashkëpunimi mes institucioneve të policisë. Dyshohet se policia spanjolle nuk i ka dhënë informacione të rëndësishme policisë në Katalonjë për imamin e rrezikshëm Abelbaki Es Satty, i cili dyshohet se përgjegjësi kryesor për sulme. Ndërsa policia spanjolle kritikon autoritetet në Barcelonë se nuk kanë mundësuar pjesëmarrjen e saj në hetimet e shpërthimit në Alcanar. "Tendosjet dhe mosmarrëveshjet janë të dukshme", thotë Duc.

Incitente të vogla

Megjithtë tendosjet në bashkëpunimin mes autoriteteve spanjolle dhe atyre të Katalonjës, gjatë protestës janë shënuar vetëm disa incidente të vogla. Demonstrata e madhe përfundoi me një ceremoni të vogël. Aktorja e njohur katalonjase Rosa Maria Sardà recitoi disa vargje. Miriam Hatibi, përfaqësuese e Fondacionit të muslimanëve Ibn Battutta tha se "Dashuria do të fitojë urrejtjen." Ndërsa akordimit të këngës "Cant dels Ocells", njerëzit ishin në heshtje të thellë - me mendime tek viktimat e sulmit terrorist.