1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Barazia në sistemin arsimor në Gjermani

Fëmijët e varfër kanë pak shanse që të nisin një karrierë akademike.Varësia e prejardhjes sociale nga suksesi në shkollim është shumë e madhe në sistemin arsimor gjerman - ky është përfundimi i një studimi.

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë mjekë apo studiues, kanë shanse të mira, që të ndjekin gjithashtu një karrierë akademike. Krejt ndryshe duken gjërat te fëmijët, në shtëpitë e të cilëve leximi, mësimi i muzikës ose vizitat në muze nuk janë pjesë e jetës familjare. Në Bavari, Baden-Württemberg, Saksoni të Ulët ose Schleswig-Holstein shanset që fëmijët me prindër me arsim të lartë të kryejnë gjimnazin janë gjashtë herë më të larta sesa ato të fëmijëve nga shtresa shoqërore më të ulëta. Në Berlin, Hamburg, Hessen apo Saksoni kjo shkallë është vetëm 2,5. Kjo është "Pasqyra e shanseve" e një studimi aktual të Fondacionit Bertelsmann dhe të Institutit për Kërkime në Zhvillimet Shkollore me qendër në Dortmund.

Në përfundime të ngjashme ka mbërritur më parë studiuesi i fushës së arsimit Wolff-Dietrich Webler i Universitetit të Bergenit. Për të arsyeja e kësaj gjendjeje nuk qëndron te performacat e ndryshme, po te fakti që në Gjermani arsimi është "i varur nga shtresa shoqërore". Për shembull, thotë ai, fëmijët nga familjet e mirëarsimuara gjejnë të pasqyruar në shkollë  mjaft përmbajtje, të cilat i njohin që nga familjet e tyre: "Fëmijët nga kulturat e shtresave specifike të tjera i gjejnë shumë më pak të pasqyruara në shkollë vlerat dhe përmbajtjen e tyre", thotë Webler në intervistë me Deutsche Welle-n.

Kriteret

Për Wolff-Dietrich Weblerin krahasimi i sistemeve shkollore të landeve gjermane i përdorur në studim nuk është problematik, me gjithë kushtet e ndryshme të jetesës: "Ato janë të krahasueshme, sepse duhet të arrijnë të njëjtën gjë. Duhet t'i nxisin nxënësit dhe t'i kualifikojnë ata për hyrjen në shoqëri dhe në tregun e punës."

Studimi i Bertelsmannit përdor katër kritere bazë në hetimin e barazisë së shanseve në shkollat gjermane: forcën integruese, kalueshmërinë, nxitjen e kompetencës dhe dhënien e dëftesave përfundimtare.

Studim i integruar në Landin e Saksonisë

Studim i integruar në Landin e Saksonisë

Me forcën integruese synohet të matet, nëse sistemet shkollore përfshijnë në mësim edhe ata djem e vajza, të cilët deri tani janë përjashtuar për arsye të të metave fizike apo mendore. Mësimi i përbashkët i fëmijëve me dhe pa të meta („përfshirja”) i mban më gjatë të hapura rrugët e arsimimit dhe përmirëson shanset për kryerjen e një niveli sa më të lartë shkollor. Në pasqyrën e shanseve thuhet, se në Perëndim janë shënuar përparime, Lindja çalon në këtë drejtim.

Një pyetje me të cilën duhet të matet sistemi arsimor gjerman është ajo e kalueshmërisë. Sa e lehtë a e vështirë është të ndërrosh në formën më të lartë shkollore të radhës? Dhe anasjelltas: Sa shpejt ulet dikush, kur arritjet në shkollë nuk përputhen me pritjet? Në mbarë Gjermaninë raporti „ngjitës“ / „zbritës“ është 1 me më shumë se 4.

Autor cu.here Portfolio ansehen Bildnummer 26784725 Land Deutschland Repräsentative Kategorie Gegenstände Druckprodukte Buch Konzeptionelle Kategorie Freizeit Unterhaltung Sammlungen Keywords alt antik bibliothek bildung book buch buchrücken bücher bücherregal goethe hegel kant know how knowledge learning lernen lesen lessing nachhilfe papier regal schiller school schule universität wissen

Buchrücken Goethe Faust

Dallime rajonale shfaqen edhe në kompetencën në lexim, e cila luhatet me prejardhjen sociale. Nxitja e kompetencës përfshin si mësimin plotësues ashtu edhe masat promovuese apo shkollat promovuese të veçanta.

Dallime rajonale ka sipas pasqyrës së shanseve edhe në numrin e nxënësve, që ndërpresin shkollën. Për studiuesin e arsimit, Wolff-Dietrich Weber përgjegjësi kanë shkollat, pasi përveç dobësive reale në rezultate, arsyen për dështimin në shkollë ai e sheh para së gjithash te fakti që nxënësit nuk arrihet të entuziazmohen siç duhet për lëndët e veçanta.

Asnjë land nuk është kudo kryesues

Në përgjithësi studimi mbërrin në përfundimin që në shkollat gjermane nuk ka kurrsesi barazi shansesh. Për shanset e arsimimit të fëmijëve vendosin më shumë prejardhja sociale e prindërve dhe të ardhurat e tyre sesa rezultatet reale në shkollë. Ka lande, të cilat kryesojnë në shumë disiplina, por asnjë land nuk është në vendin e parë në të gjitha kriteret, sikurse asnjë land nuk është i fundit kudo.

Autor: Matthias Hellfeld/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi