1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Barak Obama kryeson kampin e demokratëve

Obama fitoi në shtetet e Uiskonsinit dhe Hauait fitoren e nëntë radhazi duke zgjeruar më tej përparësinë ndaj konkurentes së tij, Hillary Klinton. Si kandidat i republikanëve konsiderohet tashmë Xhon Makkein.

default

Barack Obama

Triumfi i Barak Obamas në Uiskonsin, në shtetin e fermerëve dhe të blegtorëve nuk është vetëm fitorja e nëntë në radhë e zgjedhjeve preleminare. Kjo është një fitore në një shtet federal, në të cilin një gjysmë viti më parë i qe profetizuar një fitore e madhe kundërshtares së tij, Hillary Klinton. Një qytet federal me të bardhë, i cili i ngjet në strukturën e popullatës së tij Teksasit. Këtu po mbante senatori me ngjyrë Barak Obama një fjalim elektoral, kur stacioni televiziv CNN njoftoi fitoren e tij në Uiskonsin: "Sapo më thanë: ne kemi fituar në Uiskonsin". Hare te rreth 20 mijë dëgjuesit e Obamas. Të gjithë e kanë të qartë: ai kandidat me ngjyrë që fiton në Uiskonsinin e bardhë, ai ka shans edhe muajin e ardhshëm në Teksas, kundër Hillary Klintonit. Uiskonsini relativisht i vogël si hapës i derës për Teksasin e madh: pikërisht këtë efekt kishte shpresuar ditët e fundit Barak Obama. Në dallim nga kundërshtarja e tij, Obama luftoi çdo ditë në Uiskonsin për vota, në vend që të përqendrohej menjëherë tek Teksasi më i madh dhe me më shumë delegatë. Zgjedhësit ia ditën këtë për nder Obamas, megjithë temperaturat e akullta. Obama: "Po të shkosh për të votuar në Uiskonsin, temperatura jashtë është - 15 gradë. Vajtja në lokalin e zgjedhjeve nuk është kënaqësi, por kjo me sa duket nuk i pengoi zgjedhësit të shkojnë të votojnë" Pjesëmarrja në votimet e Uiskonsinit ishte më e lartë se çdo herë tjetër, u desh të ngrihen dyzina lokalesh të reja votimi. Dhe vota qe e qartë: 13% kryesim nga Obama. Senatori nga shteti fqinj i Ilinonisit me sa duket përfitoi edhe nga ligji elektoral i Uiskonsinit. Sipas tij, mund të votojnë edhe persona të pavarur dhe republikanë se kush do të bëhet kandidat për president te demokratët. Dhe Obama i arriti republikanët dhe zgjedhësit e pavarur shumë më mirë se sa konkurentja e tij polarizuese, Hillary Klinton. Por Obama i paralajmëroi mbështetësit e tij, që deri në fitimin e zgjedhjeve presidenciale është një rrugë shumë, shumë e gjatë. Hillary Klinton nuk harxhoi asnjë fjalë për fitoren elektorale të konkurentit të saj. Ai fitoi edhe në Havai, në shtetin ku ka lindur.
Präsidentschaftskandidat John McCain während einer Kundgebung in Columbus, Ohio

Kandidati republikan John McCain


Te republikanët, Xhon Makkein është kandidati i pakundërshtueshëm për president. Ai u imponua qartë si në Uiskonsin, ashtu edhe në shtetin federal të Uashingtonit ndaj kundërshtarit të tij, Majk Hakëbi dhe i fitoi të 94 votat e delegatëve.
"Unë do të jem kandidati për president i republikanëve", deklaroi një Xhon Makkein që shkëlqente nga gëzimi dhe besimi në vetvete. Ai tha se do të luftojë çdo cast që amerikanët të mos gabohen nga një thirrje elokuente, por pa përmbajtje, për ndryshim.

  • Data 22.02.2008
  • Autor Ralph Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBDf
  • Data 22.02.2008
  • Autor Ralph Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBDf