1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Bankat nuk mund të ndihmohen vetëm me ndarjen e parave

Kriza ekonomike dhe masat që qeveria gjermane po ndërmerr për zbutjen e saj, janë ndër temat më të komentuara në shtypin e sotëm gjerman.

Fjala më e keqe e vitit 2008 bankat që lëngojnë.

Fjala më e keqe e vitit 2008 "bankat që lëngojnë".

Komentatori i të përditshmes "Frankfurter Allgemeine Zeitung", pohon se kanë dështuar përpjekjet e deritanishme të qeverisë për shpëtimin e ekonomisë. "Bankat po mundohen t'i mbyllin vrimat financiare me miliarda euro të taksapaguesve, por humbjet po shtohen edhe më shpejt. Duket se bankat nuk mund të ndihmohen vetëm me ndarjen e parave. Duhet shikuar metodat e afarizmit dhe rregullat e bilanceve. Kemi mbërritur në një rrugë pa dalje, të cilin mund ta çelë vetëm qeveria. Në rast se ajo vepron tani, nuk do të ketë nevojë më pas të marrë përsipër rreziqet e kota të bankave", pohon komnetatori i gazetës "Frankfurter Allgemeine Zeitung".


Programi konjukturor i qeverisë komentohet edhe në gazetën Handesblat të Düsseldorfit. "Keq edhe më keq, 2009-ta. Tani po flitet për sfidat më të mëdha që prej ribashkimit të Gjermanisë dhe perspektivën mizore ekonomike. Edhe në qoftë se nuk realizohen prognozat më të këqia, ekonomia gjermane do të shënojë këtë vit një prej rënieve më të mëdha që prej përfundimit të Luftës së Dytë botërore. Duket paradoksale, por në këtë gjendje ka edhe shpresa: Në pjesën e dytë të vitit mund të rifillojë këndellja e ekonomisë. Por nëse kjo nuk ndodh, ne na duhet edhe një plan B", konstaton "Handelsblat".


Ndërsa e përditshmja "Nürnberer Zeitung" përqendrohet tek kriza ekonomike e Industrisë së automjeteve. "E pabesueshme: Koncernet gjermane të automjeteve për vite të tëra prodhokan vetura të gabuara, ndërkohë që askush nuk e ka vënë re këtë. Veturat gjermane janë tepër të mëdha, tepër të fuqishme dhe harxhojnë shumë. Por, kjo nuk është tepër e vërtetë. Mjafton të shikosh faktin se industria gjermane e automjeteve vitet e fundit është më e suksesshmja në botë. Kjo ka qenë e mundur vetëm për shkak të prodhimit të veturave të duhura. Vokswageni, BMW-ja, Porshe dhe koncernet tjera, nga viti në vit kanë rrëzuar rekordet e shitjes. Pra si është e mundur që industria paska prodhuar vetura të gabuara, vetëm pse ky sektor është futur në krizë?", pyet komentatori i gazetës "Nürberger Zeitung".

(BC/ACA)







►◄




  • Data 23.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Geks
  • Data 23.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Geks