1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bankat duhet të ndihmojnë, por vullnetarisht

Ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord që bankat dhe kreditorët e tjerë privatë të kontribuojnë për shpëtimin financiar të Greqisë. Shuma të reja miliardëshe nuk janë lëvruar ende.

Nga takimi i ministrave të financave të eurozonës

Nga takimi i ministrave të financave të eurozonës

Gjatë bisedimeve të tyre për një paketë të re ndihmash prej miliardash për Greqinë e zhytur në borxhe të mëdha ministrat e financave të euro-zonës parimisht kanë rënë dakord që kreditorët privatë, si bankat, të përfshihen në paketën e re të shpëtimit. Por kjo duhet në të vërtetë të bëhet mbi baza të rrepta vullnetare, theksoi kryetari luksemburgas i zonës së euros, Jean-Claude Juncker, pas një takimi të dielën në Luksemburg. Gjermania kishte lobuar fillimisht për një formë të detyruar të përfshirjes së kreditorëve privatë. Paketa e re e ndihmave do të ketë një volum deri 120 miliardë euro. Vendimi për lëvrimin e një kësti prej 12 miliardë eurosh u shty për miratim nga ministrat e financave të euro-zonës për në fillim të korrikut.

Fillimisht parlamenti grek të miratojë programin e ri të kursimit

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos

Në kuadër të luftës për shpëtimin e vendit nga rreziku i falimentimit kryeministri grek Giorgos Papandreou i ka bërë thirrje popullit të tij për mbështetje të programit të kursimit. Pas disa ditë protestash kundër programit të kursimit ai pranoi gjatë një debati votëbesimi në parlament, se Greqia pa ndihma të tjera fiinanciare nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pas një kohë të shkurtër nuk është në gjendje të paguajë. Pasojat e një falimentimi të shtetit, ose të tërheqjes nga monedha e përbashkët euro do të ishin katastrofale për buxhetin, bankat dhe besueshmërinë e vendit. Ai kërkoi për këtë që parlamenti t'i japë besimin për një qeveri të re. Votimi për çështjen e votëbesimit është planifikuar për natën e së martës. Socialistët në qeveri kanë në parlament vetëm një shumicë të ngushtë deputetësh prej 155 nga 300 deputetë gjithsej. Ndërkohë në sheshin Syntagma në Athinë rreth 5000 njerëz demonstruan përsëri kundër politikës së kursimit të qeverisë. Edhe në qytete të tjera greke, si Selanik dhe Sparta, pati manifestime proteste.

Autor: Mimoza Kelmendi (dpa)

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM